Republika e Kosovës / Ministria e financave

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

16 shkurt 2016

Dogana e Kosovës kap sasi të konsiderueshme të kozmetikës

 

Prishtinë 16 shkurt 2016 – Njësitet e Doganës së Kosovës, gjatë patrullimeve përgjatë magjistrales Mitrovicë -Prishtinë, në hyrje të qytetit të Prishtinës, kanë ndalur për kontroll automjetin e tipit Mercedes-Benz , të cilin e ngiste një shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit në fjalë është hasur në mallra, produkte higjienike/kozmetike të llojit të ndryshëm, të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit. Në mungesë të dokumentacioneve përcjellëse, si dëshmi për pagesën e detyrimeve importuese, malli në fjalë është ndaluar derisa për shkak të dyshimit për kontrabandimit të mallrave, rasti në fjalë i adresohet sektorit për kundërvajtje doganore.

Sasia e përgjithshme ishte mbi 500 paketime të ndryshme kozmetike dhe higjenike me origjinë nga Serbia dhe Gjermania, e tërë sasia është konfiskuar.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

image-4f3b112cc8b5185dca7f09c00cea3deb774d22ba97ad3a90f73c725edfec544a-V_242782.jpg