Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

17 June 2013

Dogana e Kosovës demanton lajmin e publikuar në Ko

 

Prishtinë, 17/6/2013, Dogana e Kosovës është shume e shqetësuar nga artikulli i publikuar sot në gazetën “Kosova sot” me titull  Depot Doganore “kontrabandojnë” 200 milion euro borxh.

Dogana e Kosovës beson se e drejta e informimit duhet të respektohet por jo të keqpërdorët, si në rastin kur gazeta nga burime jo të sakta, informon se kinse ekziston një borxh prej 200 milion euro, gjë qe është e pavërtetë.

Lidhur me këtë çështje ju informojmë se gjate vitit 2012, Dogana e Kosovës ka kaluar në një sistem shumë më të avancuar elektronik (ASYCUDA), me çka ka rritur nivelin e mbikëqyrjes së aktiviteteve të kompanive importuese gjegjësisht e ka minimizuar mundësinë për shmangie gjegjësisht mos-deklarime me kohë të obligimeve doganore.

Gjatë kontrolleve të kryera të një numër i subjekteve ekonomike, është gjetur se 33 nga to nuk i janë përmbajtur rregullave të përcaktuara, për çka u janë tërhequr autorizimet dhe janë inkasuar borxhet.  Vlen të theksohet se në të gjitha këto raste, obligimet doganore kanë qenë të siguruara me garancione bankare, të lëshuara nga bankat komerciale. Nga këto 33 raste, vetëm një borxh prej 2,300 euro-ve ka mbetur pa u inkasuar, për çka është dërguar në gjykatë për ekzekutim kurse ndaj 8 subjekteve, janë iniciuar edhe procedurat për kundërvajtje doganore.

Procedurat me ndikim ekonomik (depo doganore) janë të mbështetura në ligj dhe ndihmojnë jashtëzakonisht biznesin, posaçërisht atë të fokusuar në eksport të produkteve.

Shpresojmë që në të ardhmen, gazeta “Kosova Sot” nuk do të ngutet të publikoj artikuj të këtillë, pa një konfirmim shtesë të informatave gjegjësisht burimeve në të cilat thirret.

Dogana e Kosovës si gjithmonë do të jetë e gatshme dhe transparente, për të ofruar informacionet që posedon, me qellim që publiku të informohet drejtë.