Republika e Kosovës / Ministria e financave

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

04 korrik 2013

DOGANA E KOSOVËS ASGJËSON MBI 300 APARATE PËR LOJË

Prishtinë, 4/7/2013,  Dogana e Kosovës ka filluar sot procesin e asgjësimit të aparateve për lojëra fati të konfiskuara nga ana e Doganës në bashkëpunim me Divizionin e Lojërave të Fatit të ATK-së si dhe Policinë e Kosovës.

Këto Aparate te Lojërave te Fatit janë Konfiskuar në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe numri I atyre qe asgjësohen në ketë faze është 307 copë. Këto Aparate asgjësohen pasi te njëjtëve nuk ju dihet prejardhja, janë te falsifikuar numrat serik, por ka edhe të atillë që janë marre për mos pagesë të taksave. Gjithashtu ka disa raste kur aparatet janë konfiskuar te personat fizik të cilët i kanë përdorur pa licensë adekuate. Kjo sasi e cila sot është asgjësuar është konfiskuar në periudhën Qershor 2011 deri me në Dhjetor 2012. Kurse vlera e këtyre aparateve është rreth 300.000 euro, në rastet kur ka pasur elemente të veprave penale janë ngritur kallëzimet penale.

Kurse gjatë këtij viti, Dogana e Kosovës ka vazhduar aksionin për kontrollimin e rregullsisë së aparateve për lojëra fatit dhe deri në fund të muajit qershor 2013 janë konfiskuar rreth 450 aparate të cilat për momentin janë duke iu nënshtruar
procedurave ligjore. Gjithashtu gjatë këtij viti janë mbyllur disa pika te Bastit pa Licence si dhe janë konfiskuar pajisjet e lojërave te fatit të ndaluara KENO.

Dogana iu bën ftesë të gjithë operatorëve me lojëra fati që të përmbushin obligimet e tyre për licensimin dhe pagesën e obligimeve tatimore sepse në të kundërtën do të ballafaqohen me pasojat ligjore si gjoba, konfiskimin e aparateve dhe ndjekjen penale. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me ATK-në dhe Policinë do të vazhdojnë kontrollet e të gjithë operatorëve të kësaj veprimtarie.

 

IMG_0840.jpg