Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

18 March 2013

DOGANA DHE POLICIA E KOSOVËS KRYEJN DISA BASTISJE

Prizren 19 mars 2013 – Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar sot në mëngjes një operacion të gjerë për konfiskimin e mallrave ilegale në regjionin e Prizrenit. Hetimet e përbashkëta të Doganës dhe Policisë kanë arritur të zbulojnë lokacionin e depos dhe rrjetin e ditribuimit të barnave të kontrabanduara.

Me urdhër të Prokurorit Oficerët Doganorë së bashku me Policinë e Kosovës sot në mëngjes kane filluar bastisjen e depos së dyshuar si dhe 9 lokacioneve të ndryshme, apo barnatore që tregëtonin këto barna.

Të gjitha mallrat e zbuluara është vërtetuar se janë të kontrabanduara, në këto momente është duke vazhduar konfiskimi i tyre. Medikamentet e zbuluara janë me origjinë nga Serbia, dhe janë futur ilegalisht në Republikën e Kosovës. Vlera totale e medikamenteve të zbuluara është afro 50 000 euro.

Në këtë aksion kanë marr pjese rreth 50 oficerë të Doganës dhe Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe njësite të policisë për mbështetje.

 

2013-03-19_16.35.58.jpg