Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

06 December 2012

DOGANA DHE ODA EKONOMIKE DAKORDOHEN RRETH MASAVE T

Sot në Drejtorinë e DK është mbajtur takim ndërmjet Doganës se Kosovës dhe OEK, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Përfaqësues të Shoqatave te Biznesit në kuadër te OEK-ut. Përveç çështjeve tjera u diskutua edhe sa i përket njoftimeve te fundit në media rreth çështjes së depove doganore.

Drejtori i Përgjithshëm z. Naim Huruglica i njoftoi zyrtarët e OEK respektivisht kryetarin e OEK Z. Safet Gerxhaliu dhe përfaqësuesit të shoqatave të biznesit se Dogana e Kosovës vazhdon të jetë partner i rëndësishëm i biznesit në Kosovë dhe se asnjëherë nuk do të ndërmerr asnjë veprim që dëmton afarizmin e kompanive serioze dhe legjitime. Mbyllja e depove doganore është duke u bërë vetëm ndaj subjekteve të cilat kane dështuar ti përmbushim kushtet e parapara ligjore sipas autorizimit për të operuar si depo. Qëndrimi i Doganës është që ti jepet prioritet prodhuesve, përpunuesve dhe bizneseve që kanë orientim eksportin.

Po ashtu edhe Kryetari I OEK Z. Gerxhaliu u pajtua me veprimet e ndërmarra nga Dogana kundrejt  kompanive të cilat nuk iu kane përmbajtur autorizimeve të lëshuara nga Dogana dhe njëkohësisht kërkoj që të bëhet ndarja e qartë në mes atyre bizneseve qe respektojnë rregullat dhe ligjin nga ata qe nuk e bëjnë ketë.

Dogana dhe OEK u pajtuan qe takimet e ngjashme si ky i sodit te mbahen me shpesh me qëllim që të mos lejohet hapësire për keqkuptime eventuale.

 

DSC03390.jpg