Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Dogana arrin të parandalojë futjen e materialit për prodhimin e fishekëve të gjuetisë

Lajme

14 January 2015

Dogana arrin të parandalojë futjen e materialit për prodhimin e fishekëve të gjuetisë

Prishtinë 14 janar 2015 – Oficerët e Doganës së Kosovës në pikë-kalimin e Vërmicës  kanë arritur të parandalonin  importimin ilegal të materialeve për prodhimin e fishekëve të gjuetisë.
Gjatë hyrjes së një automjeti me targa të Kosovës i drejtuar nga një shtetas Kosovar, oficerët doganor së bashku me policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll në automjetin e dyshuar ku janë gjetur mallra të ndaluara, respektivisht material dhe pjese per prodhimin e fishekëve të gjuetisë me pajisje përcjellëse. Materiali i zbuluar ishte kamufluar në vende të ndryshme te automjetit (te këmbët e ulëses së pasagjerit, dhe nën ulësën e parë).

I gjithë materiali dhe pajisjet janë konfiskuar dhe dorëzuar Policia kufitare për  trajtim të mëtutjeshëm të këtij rasti. Ftojmë qytetarët që të përkrahim Doganën e Kosovës përmes informatave për korrupsion dhe kontrabandë përmes 0800 50 095 (pa pagesë).

IMG_7628_217630.jpg