
DOGANA ARRIN REKORD NË GRUMBULLIMIN E TË HYRAVE
Lajme
03 March 2014
DOGANA ARRIN REKORD NË GRUMBULLIMIN E TË HYRAVE
Dogana e Kosovës ka arritur të tejkalojë parashikimet buxhetore dhe të mbledhë 12% më shumë se vitin e kaluar.
Prishtinë 4 mars 2014 – Dogana e Kosovës për herë të parë që nga themelimi, ka arritur shifrën rekorde në muajin shkurt, pasi janë mbledhur mbi 100 milion euro të hyra, vetëm në dy muajt e parë të vitit 2014.
Nëse krahasohen të hyrat me vitin e kaluar kjo paraqet një rritje 12,8 milion euro, sepse gjatë vitit të kaluar (2013) Dogana kishte mbledhur 93,3 milion euro kurse tani në të njëjtën periudhë Dogana ka arritur të mbledhë 106,1 milion euro.
Dogana e Kosovës sipas trendeve aktuale, deri në fund të vitit 2014 do të arrij rekord në mbledhjen e të hyrave, të cilat për këtë vit pritet të janë mbi 930 milion euro.
Arsyet e kësaj rritje janë të ndryshme, por një ndër faktorët që ka ndikuar direkt në rritjen e performacës së organizatës është edhe reforma e aplikuar në regjionalizimin e institucionit.
Dogana tanimë është shndërruar në një organizatë moderne dhe e aftë për tu përballuar me sfidat e ndryshme. Gjithashtu rritja e kontrolleve kufitare, luftimi i kontrabandës si dhe rritja e përmbushjes vullnetare nga bizneset e përgjegjshme, kanë ndikuar në rritjen direkte të të hyrave.