Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Dogana arreston 4 oficerë doganor dhe 7 persona fizikë për dyshimin e kontrabandimit

Lajme

28 May 2019

Dogana arreston 4 oficerë doganor dhe 7 persona fizikë për dyshimin e kontrabandimit

Prishtinë  28 maj 2019, Bazuar në njohuritë mbi dyshimin e arsyeshëm, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një hetim penal me mbështetje edhe nga Policia e Kosovës, që ka zgjatur  14 muaj.

Objekt i hetimit kanë qenë keqpërdorimi i mundshëm i detyrës zyrtare, përkatësisht kontrabanda me mallra. Rasti është udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe si rrjedhojë, me angazhimin e masave teknike të hetimit është arritur që të sigurohen prova materiale të besueshme për inkriminimin e 16 personave, nga të cilët 4 janë zyrtar doganor, kurse që 2 prej të dyshuarve për kontrabandë janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Grupi i përfshirë në kryerjen e këtij krimi kanë pasur për objektiv kryesisht kontrabandën, dhe realizimin e tregtisë së ndaluar, ndërsa zyrtarët e hetuar dyshohet se kanë mundësuar këto vepra përmes keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Operacioni hetimor, që ka kulmuar me arrestimin edhe të zyrtarëve doganor është ndërmarrë me datë 27 dhe 28 Maj 2019 me shtrirje në rajonin e Prizrenit,  Gjakovës dhe Ferizajt, ne gjithsejtë 13 lokacione te ndryshme.

Në bazë të hetimit janë administruar si provë dhe mall kontrabandë mallrat në vijim:

– Rreth 5.5 ton duhan i grirë dhe fletë
– Rreth 3 milion copë filtera të cigares
– 7 copë armë pa leje për armëmbajtje
– 5 automjete
– 82 municion të kalibrit ndryshëm
– 2756 ambalazh e zbrazët për paketim të shitjes me pakicë te duhanit
– 34 telefona mobil

11 personat e arrestuar dje dhe sot (përfshirë 4 zyrtarë doganor), me urdhër te Prokurorit te janë dërguar ne paraburgim me masën fillestare të ndalesës prej 48 orë.

Dogana e Kosovës siguron publikun se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar sundimin e ligjit dhe integritetin në radhët e zyrtarëve të vet, andaj apelojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë me strukturat profesionale të Doganës së Kosovës, për të mbrojtur integritetin profesional të zyrtarëve doganor dhe rrjedhimisht për të mirëmbajtur interesin e shërbimit ndaj publikut si qëllim parësorë i yni!

 

Dogana Llogo