
Depove Doganore do te ju mundësohet te funksiono
Lajme
20 February 2014
Depove Doganore do te ju mundësohet te funksiono
Prishtinë, 20 Shkurt 2014 – Si rrjedhojë e diskutimeve që përcollën vendimin e fundit të Doganës së Kosovës për rregullimin e autorizimeve për Depo Doganore, me qëllim të barazimit të gjendjes së stokut të mallit në depo me atë financiare. Këshilli Konsultativ pranë Ministrisë së Financave, i përbërë nga Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane dhe Aleanca Kosovare e Biznesit, mbajti mbledhje jashtëzakonshme për të diskutuar çështjen në fjalë.
Duke qenë se depot doganore janë një instrument shumë i mirëseardhur për biznese që u mundëson atyre të bëjnë shfrytëzim më të mirë të mjeteve financiare që kanë në dispozicion në aspekt të investimeve dhe krijimit të vendeve të punës, bazuar në kërkesat e përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, Këshilli u pajtua që kriteret për licencim të publikohen më së largu deri më 10 mars, ku gjatë përcaktimit të këtyre kritereve merr pjesë edhe komuniteti i biznesit. Procesi i ri-aplikimit për depo doganore të fillojë menjëherë pas aprovimit të kritereve të reja bashkë me sistemin e ri mbikqyres nga ana e Doganes. Ky hap do t’u mundësojë bizneseve të shfrytëzojnë depot doganor dhe do t’i mundësohej doganës të bëjë uljen e rrezikut përmes zbatimit të sistemin e ri të mbikëqyrjes.
Gjithashtu, gjatë takimit u dakordua edhe për disa çështje tjera teknike që do t’u mundësojnë bizneseve shfrytëzim sa më efektiv të resurseve në dispozicion, sidomos në aspekt të garancioneve bankare që shfrytëzohen për qëllim të depove doganore.
Diskutimi i sotëm është vazhdimësi e përpjekjeve të forcimit dhe përmirësimit të dialogut mes sektorit publik dhe atij privat.