Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

15 June 2016

Departamenti amerikan për tregti trajnon oficerët doganor

 

Prishtinë 15  qershor 2016 –  Sot ka filluar trajnimi  për oficerë doganor nga ekspertët e departamentit amerikan për tregti. Ky trajnim është në vazhdën e bashkëpunimit të dhe përkrahjes së Dogana është duke pranuar nga Ambasada e SHBA-ve. Tema kryesore e këtij trajnimi është “Vlerësimi doganor, klasifikimi dhe kontrollet pas-importuese për Doganën e Kosovës”. Ky trajnim është hapur nga zv. Ambasadorja Jennifer Bachus dhe drejtori i përgjithshëm zt. Lulzim Rafuna.
Zv. Ambasadorja Jennifer Bachus theksoi “oficerët doganor janë shumë të rëndësishëm për të ardhme e Kosovës pasi pjesa më e madhe e të hyrave vjen nga Dogana dhe falë përpjekjeve tuaja Kosova ka mundësi të ndërtoi rrugë, ndërtoi ekonominë dhe sjell prosperitet në Kosovë gjersa ne jemi të kënaqur që mund të ju ndihmojmë sado pak përmes trajnimeve”

 

Derisa nga ana e tij  z. Rafuna tha: “Sot po fillojmë me një trajnim shumë të rëndesishem për zhvillimin e stafit të Doganës që do të reflektoi drejt për drejt në buxhet të shtetit me të hyra reale të mbledhura, e që kjo është e lidhur me luftimin e evazionit fiskal  dhe do ti ndihmoje biznesit të ligjëshëm në trajtim të  drejtë dhe ligjore. Më lejonin të ju falenderoi pasi deri tani ju na dhuruat dhe investuat më shumë se 3 milion dollar në përkrahjen tonë. Ju besuat në vizionin dhe punën tonë  dhe nga dita e parë na mbeshtetet në këte rrugë të suksesit duke ndihmuar edhe thjeshtëzimin e procedurave doganore. Eliminimi I letrës në Doganë nepërmjet aplikimit të sistemit elektronik pa letër si shembull I vetëm në Ballkan,  më pas procesimi I deklarave unike doganore në 89% të rasteve procesohen  nga ana e sistemit elektronik, kjo  ka ndikuar në eliminim e burokracise, korrupsionit dhe shpejtimit të kohës së zhdoganimit të mallit me shpenzime shumë të ulta për biznesinse. Unë sot jam shumë krenar për këto rezultate që i prezentoi para jush dhe stafit tuaj  për me shumë jam shumë I lumtur që ju dhe stafi juaj tani e  jeni pjesë e historisë së suksesit të Doganes. Unë personalisht ju falenderoi për mbeshtetjen e pa rezerve”.

 

 

DSC06453_850976.JPG