
DELEGACIONI I GUARDA DI FINANZA VIZITON DOGANËN E
Lajme
24 March 2010
DELEGACIONI I GUARDA DI FINANZA VIZITON DOGANËN E
Prishtinë. Sot në Drejtorinë e Doganës së Kosovës Drejtori i Përgjithshëm z. Naim Huruglica me bashkëpunëtorë priti një delegacion të lartë nga Guardia di Finanza nga Italia. Delegacioni italian i Guardia di Finanza përbëhej nga Gjenerali La Bianca, koloneli Amaturo, koloneli Magni si dhe Zëvendës Kryetari i Shoqatës kombëtare Italiane të Guardia di Finanza z. Antonio Zampelli, me bashkëpunëtorë të lartë.
Shoqata Kombëtare Italiane e Guardia di Finanza, respektivisht Zëvendës Kryetari, z. Antonio Zampelli, me këtë rast ka dhuruar për Doganën e Kosovës një skulpturë si shenjë të miqësisë mes Italisë dhe Kosovës. Skulptura paraqet kapelën historike e cila është përdorur nga oficerët e Guarda di Finanza gjatë kryerjes së detyrës në Alpe, në fillim të shekullit XX. Kjo skulpturë është vendosur në Drejtorinë e Doganës ku edhe është bërë inaugurimi I saj.
Drejtori i përgjithshëm z. Naim Huruglica prezantojë para delegacionit italian të arriturat dhe zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë dhjetë viteve të fundit. Gjithashtu u diskutuan edhe kompetencat të cilat Dogana e Kosovës i ka me kodin e ri doganor i cili është në harmoni me kodet evropiane.
Dogana e Kosovës kërkojë nga Guarda di Finanza që të ofrojë asistencë në fushën e zbatimit te ligjit e në veçanti për hetime kriminale dhe në fushën e shpëlarjes së parave, për çka Guarda di Finanza shprehu gatishmëri për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve te Doganës si dhe të ofrojë trajnime për operacione speciale.