Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

21 November 2013

DEKLARIM I RREJSHËM I MALLRAVE NË PODUJEVË

Prishtinë 21 nëntor 2013, Dogana e Kosovës zbulon  një rast me derivate të naftës,  në tentim mashtrimi me qëllim të shmangies së taksave doganore përmes ndryshimit të Kodit tarifor.

Një kompani (importues) Kosovare ka paraqitur në Degën Doganore Podujevë për zhdoganim derivatet e naftës  duke e deklaruar si lëndë djegëse mazut në sasi rreth 25 mije litra.

Oficerët Doganor pas pranimit të deklaratës kanë vërejtur se përmbajtja e sulfurit  është 1.34%, gjë e cila ka ngritur edhe
dyshime se përmbajtja e deklaruar (mazut) nuk përputhet me gjendjen faktike të mallrave në autobotë.

Për këtë arsye kjo maunë është ndalur në terminalin e Podujevës ku dhe  janë marr mostrat  të cilat janë dërguar në laboratorin Doganor, dhe pas analizave të bëra është vërtetuar se malli i deklaruar si mazut, në fakt klasifikohet në kod tjetër tarifor që duhet ti nënshtrohet taksës së akcizës. Prandaj kompania në fjalë ka tentuar ti shmanget pagesës së taksës së akcizës me vlerë mbi 10mije euro.

Në bazë të Kodit Doganor të Kosovës, neni  276 kjo kompani ka bërë kundërvajtje Doganore duke tentuar ti shmanget taksave Doganore.

Untitled.jpg