Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

21 September 2012

BASTISEN TRI LOKACIONE DHE ZBULOHET MINI – PUNËTOR

Prishtinë 21 shtator 2012.- Në një operacion të Doganës së Kosovës të zhvilluar në Prishtinë dhe Podujevë gjatë ditës së sotme është arritur të zbulohet një punëtori dhe rrjeti i shpërndarje së alkoolit të falsifikuar.

Pas hetimeve nga Dogana e Kosovës është arritur që personat dhe lokacionet e dyshuara të identifikohen, kurse sot në orët e mëngjesit Dogana ka filluar me aksionin.  Njësitet e doganës me urdhër të prokurorit kanë bastisur tri lokacione dy në Prishtinë dhe një në Podujevë.

Me rastin e bastisje në rajonin e Prishtinës është zbuluar edhe punëtoria për falsifikimin e alkoolit. Aty janë gjetur etiketa të shumë llojeve të alkoolit, shishe të zbraztë si dhe një sasi e konsiderueshme e etanolit (dyshohet për momentin) në sasi mbi 250 litra. Gjithashtu janë gjetur pajisje për mbylljen e shisheve paketime të llojeve të ndryshme si dhe ngjyresës artificial Fillimisht të gjitha pajisjet dhe materialet e tjera janë konfiskuar nga Dogana. Gjatë orëve të pasdites ka filluar edhe intervistimi i personave të e dyshimtë nga Dogana nën udhëheqjen e prokurorit të rastit.  

Dogana e Kosovës fton të gjithë qytetarët të cilët posedojnë informata për raste të këtilla dhe raste të tjera të kontrabandës të na kontaktojnë në linjën e sigurt 038 500 095. 

DSC03074.JPG