Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

07 February 2014

BASHKËPUNIMI DOGANË – QYTETARË SJELL REZULTATE TË

Prishtinë 7 shkurt 2014 – Dogana e Kosovës  gjatë javës së kaluar ka parandaluar disa raste në tentim kontrabandimi, ku vlera e mallrave të konfiskuara arrin mbi 20.000 euro.

Pas ftesës së bërë nga Dogana për të lajmëruar rastet potenciale të kontrabandës është shtuar numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përmes thirrjeve të pranuara Oficerët Doganor kanë parandaluar disa raste në tentim kontrabandimi, me mallra të ndryshme që kapin vlera të larta.

Gjatë patrullimit nëpër autostradën Vërmicë-Merdare Oficerët Doganor kanë vërejtur një automjet të dyshuar,  menjëherë pas dyshimit është ndal automjeti për kontroll. Gjatë kontrollit Oficerët Doganor kanë hasur në sasi të konsiderueshme të produkteve të kozmetikës.  Sasia e mallit të zbuluar dyshohet të jetë e kontrabanduar, pasi që personi në fjalë nuk posedon asnjë faturë mbi blerjen e mallit. Me këtë rast pala në fjalë ka bërë kundërvajtje Doganore, dhe menjëherë i është konfiskuar vetura përkohësisht si dhe sasia e mallit të zbuluar deri në përfundim të procedurave.

Po ashtu në pikë kalimin kufitar në Vermicë gjatë kontrollit të një autobusit Oficerët Doganorë kanë zbuluar sasi të alkoolit të pa deklaruar, që kap vlerën rreth 2000 €. E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar, si dhe ndaj palës është iniciuar gjobë administrative.

Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës gjatë 7 ditëve të fundit Oficerët Doganor kanë zbuluar disa raste me mallra të ndryshme, në tentim të shmangies së taksave. Vetëm gjatë kësaj periudhe në këtë pikë Dogana ka konfiskuar  15  copë telefona të mençur (smart phone)  të llojeve si iPhone, Samsung Galaxy, si dhe mallra të ndryshme komerciale si pajisje elektrike për lojëra të fatit pastaj bizhuteri të ndryshme, veshmbathje etj, në vlerë rreth 3000 euro. Po ashtu është ndaluar edhe një rast në mos deklarim të mjeteve monetare, nga shuma e zbuluar në bazë të ligjit për mos deklarim të mjeteve monetare, palës i janë konfiskuar 25% i shumës totale, në këtë rast 5 000 euro.

Një rast tjetër është zbuluar në magjistralen Pejë – Prishtinë, pas ndaljes për kontroll të një automjeti, në bagazh tek goma rezervë Oficerët Doganor kanë zbuluar rreth 60 kg peshk të freskët. Po ashtu në rajonin e Prishtinës Oficerët Doganor kanë zbuluar edhe disa raste në tentim kontrabandimi me mallra të ndryshme si tekstil, material hidrosanitar etj që kapin vlerën rreth 3000 euro.

Në pikë kalimin Kufitar Hani i Elezit është ndalur një automjet për kontroll me targa të Shkupit. Gjatë kontrollit të automjetit Oficerët Doganor kanë zbuluar Tableta stimuluese Soft Gel 7020 copë që kap vlerën rreth 6000€.

Të gjitha mallrat e zbuluara janë konfiskuar  si dhe ndaj palëve janë inicuar gjoba administrative.

Dogana e Kosovës edhe më tutje fton të gjithë qytetarët e Kosovës që të thërrasin dhe të lajmërojnë për të gjitha rastet e dyshuara të kontrbandës dhe korrupsionit.

Të gjitha informatat mund të drejtohen në telefonin 038 500 095 

photo_1.JPG