Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Autorizohet edhe një kompani kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Lajme

17 August 2023

Autorizohet edhe një kompani kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Prishtinë 17 Gusht, Dogana e Kosovës avancon më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatorëve të autorizuar ekonomik në vendin tonë.

Pas  përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik (AEO ), për kompaninë kosovare importuese/ prodhuese/eksportuese “Sharr Cem” ” SHPK – Hani i Elezit  me nr. AEO 011 e cila njëherë është pjesë e kompanisë “Titan Group Company” – Greqi.  

Me këtë rast, kjo kompani i ka përmbushur standardet më të larta që të përfitojë nga thjeshtësimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor dhe nga lehtësirat e veçanta që lidhen me kontrollet doganore për mbrojtjen dhe sigurinë (OAE- F),  në kuadër të programit të AEO-ve dhe konsiderohet si një partner i besueshëm në procedura doganore. Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të ju krijoj lehtësira në procedurë subjekteve që plotësojnë kriteret e përcaktuara në bazë të dispozitave ligjore në fuqi dhe njëkohësisht të avancojë bashkëpunimi me këto kompani edhe më tutje.

Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën. Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla , të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.

IMG_5432