Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

04 April 2013

ASGJËSOHET VAJ I FALSIFIKUAR

04 Prill 2013 – Në pikë kalimin kufitar Vërmicë, është ndaluar një kontejner me rezervuar të brendshëm i mbushur me lëndë të parë të vajit i cili ka qenë për përpunim dhe prodhim të vajit, si produkt final për konsum. Inspektori Fitosanitar kufitar ka marr mostrën për analiza, dhe ka pllombuar ngarkesën deri në përfundim të rezultatit. Në bazë të analizave të kryera në laboratorin e IKSHP në Prishtinë është konstatuar se ngarkesa në masën 99,26% është ujë, ndërsa pjesa tjetër yndyrë. Në bazë të dokumentacionit të origjinës dhe gjendjes shëndetësore të produktit dhe vlerave përbërëse, është falsifikim në përbërje, pasi që nuk i përgjigjet dokumentacionit. Si i tillë nuk i përgjigjet vlerave të lejuara për lëndë të parë të vajit (vaj i parafinuar) dhe me urdhër të inspektorit fitosanitar kufitar, lënda kalon tek Zyra regjionale e cila bënë asgjësimin profesional të ngarkesës. Produkti në bazë të analizave laboratorike nuk konsiderohet si i pa rrezikshëm për ambientin. Asgjësimi bëhet në lokalitet të caktuar nga inspektori sanitar i cili ka për kompetencë aspektin higjienik të ambientit. Sasia totale e vajit të falsifikuar, dhe e më pas është asgjësuar është 44010 litra.

Agjencionet që veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë, në çdo kohë përmes kontrollit të përbashkët të tyre zyrtar, pamundësojnë që  produktet e dyshimta të futen në tregun e brendshëm  për konsum

IMG_0352.jpg