
Ambasadorja e Gjermanisë vizitojë Doganën e Kosovës
Lajme
01 March 2016
Ambasadorja e Gjermanisë vizitojë Doganën e Kosovës
Prishtinë 1 mars 2016, – Dje pasdite ambasadorja e republikës federale të Gjermanisë znj. Angelika Viets vizitoi Doganën e Kosovës ku u prit nga drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna. Fillimisht Drejtori i Përgjithshëm falënderojë ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin e doganës përmes donacioneve shumë të vlefshme të cilat kanë prodhuar rezultate domethënëse. Gjithashtu njoftoj ambasadore me rezultatet e doganës gjatë vitit të fundit si dhe reformat e ndërmarra nga Dogana.
Ambasadorja vizitojë qendrën e monitorimit si dhe qendrën e vlerësimit të mallrave ku u njoftua me procedurat e punës dhe të arriturat e doganës në luftimin e evazionit fiskal dhe përparimet teknologjike që dogana ka bërë me qëllim të zhvillimit dhe ndërtimit të sistemeve doganore të avancuara.
Zt. Rafuna theksoi: “E informova per progresin dhe sfidat si në nivelin e të hyrave po ashtu edhe në luftimin e evazionit fiskal gjithashtu e informova për zhvillimin profesional të Doganës si dhe sfidën në aspektin e implementimit të MSA-së”
Pas takimi ambasadorja përgëzoi punën e doganës si dhe vlerësoi përpjekjet për luftimin e korrupsionit dhe mbledhjen së buxhetit shtetëror.
