
Ambasadori i Britanisë së Madhe viziton Doganën
Lajme
23 September 2019
Ambasadori i Britanisë së Madhe viziton Doganën
Prishtinë 23 shtator 2019 Drejtori i përgjithshëm z. Bahri Berisha sot ka pritur në një vizitë ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott.
Gjatë takimit u diskutuan çështje tregtare në mes të dy vendeve tona si dhe përkrahja e madhe që Britania ka dhënë në zhvillimin e Doganës së Kosovës.
Drejtori i përgjithshëm z. Berisha informoj ambasadorin lidhur me të arriturat e doganës si dhe progresin e arritur në fushat e ndryshme duke përfshirë luftimin e krimit transkufitar. Gjithashtu ambasadori u njoftua edhe me të arriturat në 20 vjetorin e themelimit të Doganës ku Dogana Britanike ka dhënë kontribut të madh.
