Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Ambasada e SHBA vazhdon përkrahjen për Doganën e Kosovës përmes trajnimit të radhës

Lajme

07 October 2015

Ambasada e SHBA vazhdon përkrahjen për Doganën e Kosovës përmes trajnimit të radhës

Prishtinë  22 shtator 2015 – Oficerët e Doganë së Kosovës nga sot kanë filluar një trajnim lidhur me vlerësimin dhe klasifikimin doganor të mallrave. Ky trajnim është financuar nga Departamenti Amerikan i tregtisë përmes Programit zhvillimor i ligjit për tregtinë. Ky trajnim gjithashtu është në koordinim me departamentin për sigurinë kombëtare dhe agjencinë   e SHBA-ve për Dogana dhe Ruajte të Kufirit (Dogana Amerikane).  Në hapjen e këtij trajnimi mori pjesë edhe zv. Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovës znj.  Jennifer Bachus, e cila së bashku me drejtorin e përgjithshëm hapën trajnimin.

Me këtë rast zv. Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovës znj.  Jennifer Bachus theksoj se“Jam shumë e gëzuar që arritëm të organizojmë një ngjarje që ngërthen prioritetet e Ambasadorit në fillim të mandatit të tij”

Drejtori i përgjithshëm i Doganës zt. Lulzim Rafuna në hapje tha “Fillimisht falënderoj qeverinë e SHBA-ve për përkrahjen e vazhdueshme për Doganën e Kosovës, me vite me radhë qeveria e SHBA-ve ka ofruar përkrahje dhe asistencë si në pajisje po ashtu edhe në trajnime të specializuara për stafin tonë. Edhe ky trajnim i cili mbahet nga ekspert të fushave të vlerësimit dhe klasifikimit të mallrave e që do të ndikojë në rritjen e performancës së Doganës, rrjedhimisht në më shumë të hyra buxhetore për qytetarët e Kosovës”. 

Ky trajnim do të zgjatë tri (3) ditë dhe ka për qëllim primar ngritjen e kapaciteteve të Doganës së Kosovës me fokus të veçantë në vlerësimin dhe klasifikimin e mallrave.

DSC05930_65722.jpg