Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

25 May 2012

AKSIONI I DOGANËS KUNDËR KONTRABANDËS

Mitrovicë 25 maj 2012 – Njësitet e Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion për kapjen e mallrave të kontrabanduara nga veriu i Kosovës. Gjatë orëve të pasdites janë zbuluar 4 raste me mallra të kontrabanduara.

  • Rasti i parë ka qenë me pije jo-alkoolike dhe transportuesi është kapur në Fushë Kosovë gjatë tentim shitjes së këtyre mallrave.
  • Rasti i dytë është ndaluar në hyrje të Graqanicës, ku kontrabanduesi është kapur me pije-alkoolike dhe pije jo-alkoolike. Mallrat janë ndaluar si dhe gjatë kontrollës është vërtetuar që edhe vetura ka dokumentacion të falsifikuar dhe e njëjta është konfiskuar.
  • Rasti i tretë është i ndaluar është afër Vushtrisë me Vajra Motorike (rreth 645 Litra Vaj Motorik).
  • Kurse rasti i fundit është ndaluar në Mitrovice ku janë zbuluar 1500 litra naftë si dhe vetura e cila transportonte këtë sasi ishte e pa-zhdoganuar. Vlera e mallrave është afër 10.000 euro kurse tërë mallrat janë konfiskuar, për personat e involvuar rastet janë dërguar në procedurën e mëtejme të kundërvajtjes.
New_Image.JPG