Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

19 December 2014

Aksionet e njësive të Doganës dhe mbledhja e taksave

 

Prishtinë 18 dhjetor 2014 Njësit e Doganës së Kosovës gjatë javës të fundit kanë arritur të konfiskojnë sasi të konsiderueshme të aparateve për lojëra të fatit të cilat operonin në tregun Kosovar pa licence adekuate dhe në formë ilegale.

Më saktësisht Dogana ka konfiskuar 98 aparate të lojërave të fatit dhe tri ruletë. Konfiskimi I pajisjeve ka ndodhë për shkak se subjekti  ka dështuar në kryerjen e pagesë së akcizës  sipas normave të caktuar me vendimin e  qeverisë.

Ndërsa aparatet e tjerë të cilët janë konfiskuar gjatë aksioneve të ndryshme në periudhën 2011-2014 i janë nënshtruar procesit të asgjësimit meqenëse janë  plotësuar të gjitha kushtet ligjore për asgjësim. Numri total prej 1282 copë i është nënshtruar asgjësimit.  Asgjësimi i fundit ka ndodhur në muajin prill 2014 ku janë asgjësuar mbi 300 aparate, ndërsa ketë herë numri i tyre ishte më i madh.

Në aspektin e mbledhjes së taksës së akcizës trendët aktuale tregojnë qartë viti fiskal do të përmbyllet me rritje në krahasim me vitin e kaluar, gjithmonë fal përkushtimit të oficerëve doganor në mbledhjen e saktë dhe luftimin e kontrabandës. Vetëm nga akciza në lojëra fati gjatë kësaj periudhe janë grumbulluar afërt 12 milion euro. Në përgjithësi të hyrat e mbledhura nga Dogana e Kosovës deri në fund të vitit do të jenë të hyrat rekord që nga themelimi i Doganës. Deri tani dogana ka mbledhur 833 milion euro 4% (35milion euro) më shumë se viti i kaluar.

Dogana fton të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në mbledhje dhe ruajtjen e taksave tona të përbashkëta përmes lajmërimeve në 0800 50 095 lidhur me kontrabandën dhe rastet e korrupsionit.

IMG_5383_903601.jpg