0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Lajme

Dogana Llogo
07 maj 2018

Akreditohet oficeri i parë nga Dogana e Kosovës për projektin COPES të Organizatës Botërore të Doganës

Prishtinë 4 maj 2018 për herë të parë që nga anëtarësimi i Doganës së Kosovës në organizatën botërore të Doganave sot është bërë certifikimi i një zyrtari të doganës sonë për OBD COPES programin (Praktikat operacionale doganore për zbatim të ligjit dhe konfiskime) që është njëri ndër autorizimet kryesore që iu jepet anëtareve të OBD, respektivisht oficerëve doganor të administratave doganore anëtare.

Në letrën e pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Berisha e cila është dërguar direkt nga Sekretari i Përgjithshëm i OBD Kunio Mikuriya theksohet se oficeri doganor tani është plotësisht i akredituar si ekspert rajonal i OBD COPES si dhe OBD do të ishte mirënjohës që do të mund të përfitonte nga ekspertiza  e oficerit të certifikuar në aktivitetet e ardhshme të këtij projekti.

Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm z. Berisha theksoj “Pas anëtarësimit të Doganës në OBD ky është një momentet kyç dhe shumë të rëndësishëm për doganën tonë, gjithashtu tregon që niveli i profesionalizmit dhe përkushtimi për zbatimin e ligji të Doganës së Kosovës është në nivel të rangut botëror prandaj uroj oficerin Doganor për suksesin e treguar në arritjen e certifikimi, ky certifikim hap rrugën edhe për projektet tjera si dhe rritjen e rolit të Doganës sonë në OBD”.