Mbrojtja nga Diskriminimi

 

Njoftim Zyrtar lidhur me Paraqitjen e Ankesave për Diskriminim

Në kuadër të zbatimit të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga Ligji Nr. 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi, konkretisht neni 25, paragrafi 3, Dogana e Kosovës informon publikun mbi procedurën e paraqitjes së ankesave për diskriminim pranë institucionit të Avokatit të Popullit.

Institucioni i Avokatit të Popullit, si organ i pavarur dhe i paanshëm, ka mandatin për shqyrtimin e ankesave që kanë të bëjnë me pretendime për diskriminim nga ana e organeve publike.

Për të paraqitur një ankesë lidhur me pretendimet për diskriminim, palët e interesuara duhet t'i drejtohen drejtpërdrejt Zyrës së Avokatit të Popullit, duke respektuar procedurat e përcaktuara nga ky institucion.

Të dhënat kontaktuese të Zyrës së Avokatit të Popullit janë si vijon:

  • Adresa Postare: Rruga "Migjeni" Nr. 21, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
  • Numri i Telefonit: +383 (0) 38 223 782
  • Adresa E-mail: info.oik@oik-rks.org
  • Faqja Zyrtare e Internetit: www.oik-rks.org (për informacion mbi formularët dhe udhëzimet procedurale)