SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave/Ministry of Finance/Ministarstvo Finansija

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

25/08/2026

Kosova dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin doganor për lehtësimin e qarkullimit dhe forcimin e kontrolleve kufitare

25 gusht 2026 –Në Prishtinë u zhvillua takimi i Drejtorëve të Përgjithshëm të Administratave Doganore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dyja administratave. Takimi, i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, z. Boban Nikolovski, u fokusua në forcimin e bashkëpunimit rajonal, lehtësimin e tregtisë dhe avancimin e administrimit modern doganor.
Një nga temat kryesore ishte bashkëpunimi në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit, ku u diskutua mundësia e krijimit të një pikëkalimi të përbashkët, mbi parimet e kontrollit të integruar, me synim përshpejtimin e lëvizjes së mallrave dhe qytetarëve, si dhe reduktimin e kohës së pritjes dhe procedurave kufitare. U diskutua gjithashtu për avancimin e bashkëpunimit në pikëkalimin Glloboçicë dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit operacional.
Delegacionet shkëmbyen përvoja lidhur me procesin e integrimit evropian, harmonizimin me Kodin Doganor të Bashkimit Evropian dhe zhvillimin e sistemeve moderne doganore. Vëmendje e veçantë iu kushtua tregtisë elektronike, deklaratave para mbërritjes dhe përfitimeve të tyre për operatorët ekonomikë.
Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua forcimit të bashkëpunimit në zbatimin e ligjit, përmes shkëmbimit të informacionit, të dhënave për mallrat me vlerë të lartë dhe deklarimeve të parasë në kufi, si dhe koordinimit të operacioneve të përbashkëta kundër kontrabandës në pikat kufitare dhe zonat e gjelbra. Bashkëpunimi ndërmjet dy administratave mbështetet në mekanizmat ekzistues të asistencës së ndërsjellë, përfshirë shkëmbimin elektronik të të dhënave dhe përdorimin e sistemit SEED.
Në përfundim, të dyja administratat konfirmuan përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe koordinimin e veprimeve, me synim lehtësimin e tregtisë së ligjshme, procedura më efikase dhe forcimin e luftës kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës merr pjesë në sesionet e 147-të dhe 148-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës merr pjesë në sesionet e 147-të dhe 148-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave

Bruksel, 25–27 qershor 2026 – Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Agron Llugaliu po merr pjesë në Sesionet e 147-të dhe 148-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), të cilat po zhvillohen në Bruksel. Këshilli i OBD-së përfaqëson organin më të lartë vendimmarrës të organizatës, ku marrin pjesë drejtuesit e administratave doganore nga vendet anëtare për të diskutuar prioritetet strategjike dhe zhvillimet më të rëndësishme në fushën doganore.
Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit kanë shqyrtuar raportin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe raportet e komiteteve teknike të OBD-së, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve, standardet dhe politikat doganore, rregullat e origjinës, vlerësimin doganor, nomenklaturën dhe klasifikimin e mallrave, si dhe çështjet që lidhen me zbatimin e ligjit, lehtësimin e tregtisë dhe përdorimin e teknologjisë në procedurat doganore. Në kuadër të agjendës, Këshilli po trajton gjithashtu çështje të politikave institucionale, qeverisjes, financave dhe buxhetit të organizatës, si dhe do të miratojë kalendarin e aktiviteteve dhe sesioneve të ardhshme të OBD-së.
Pjesëmarrja e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë forum të nivelit më të lartë ndërkombëtar dëshmon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të qenë pjesë aktive e proceseve globale të zhvillimit të politikave doganore, harmonizimit me standardet ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me administratat doganore të vendeve partnere.
Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar në avancimin e reformave, modernizimin e shërbimeve doganore, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe forcimin e sigurisë së zinxhirit ndërkombëtar të furnizimit, në përputhje me konventat, standardet dhe praktikat më të mira të Organizatës Botërore të Doganave.

LEXO MË SHUMË
Dogana e Kosovës për herë të parë nikoqire e punëtorisë ndërkombëtare për vlerësimin doganor

Dogana e Kosovës për herë të parë nikoqire e punëtorisë ndërkombëtare për vlerësimin doganor

Prishtinë, 21 tetor 2026 – Në Prishtinë ka nisur punëtoria “On Strengthening Customs Valuation Capacity”, e organizuar në kuadër të Customs Programme. Ky aktivitet po mbahet për herë të parë në Kosovë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të DG TAXUD, Gjermanisë, Francës, Portugalisë, Finlandës, Sllovenisë, Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Turqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Punëtoria u hap nga përfaqësuesit e DG TAXUD, të cilët vlerësuan organizimin dhe mikpritjen e Doganës së Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, u uroi mirëseardhje pjesëmarrësve dhe shprehu kënaqësinë që Kosova është nikoqire e këtij aktiviteti ndërkombëtar. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për shkëmbimin e përvojave, zbatimin e praktikave më të mira dhe forcimin e kapaciteteve profesionale.
Gjatë dy ditëve, 21–22 tetor 2026, pjesëmarrësit do të diskutojnë për legjislacionin dhe metodat e vlerësimit doganor, vendimet përkatëse të Gjykatës së BE-së, si dhe raste praktike e përvoja nga administratat pjesëmarrëse.
Organizimi i kësaj punëtorie dëshmon forcimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane dhe administratat doganore pjesëmarrëse në Customs Programme, si dhe përkushtimin e Doganës së Kosovës për avancimin e kapaciteteve profesionale dhe përafrimin me standardet dhe praktikat e BE-së.

LEXO MË SHUMË