• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

29/12/2023

Dogana kalon projeksionin buxhetor për vitit 2023

Prishtinë, 29 dhjetor 2023. Dogana e Kosovës sot ka mbajtur konferencën përmbyllëse për vitin 2023, Drejtori i përgjithshëm z. Agron Llugaliu së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati sot prezantuan para mediave raportin për vitin 2023.

Drejtori i përgjithshëm z. Llugaliu prezantoj të arriturat e doganës duke vënë theksin tek suksesi i arritur në përmbushjen e plotë të projeksionit të qeverisë për vitin 2023, në shumën prej 1 miliard e 661 milion euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (1.531miliardë €), janë mbledhur me shumë te hyra prej 135 mln € apo mbi  9.5% më shumë përkundër thellimit të lirimeve si rrjedhojë e lirimeve për prodhuesit dhe zbatimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë, shumë kjo që arrin në 330 milion euro apo 30 milion më shumë se viti paraprak.

Derisa vlera e mallrave të importuar arrin lartësinë prej 5.818 miliard € apo +5.46% më shumë se vitin paraprak, ndërkaq vlera e mallit në eksport arrin lartësinë prej 891 milion €, kurse pesha në eksport arrin lartësinë prej 874835 ton +2% më shumë.

Në kuadër të lehtësimit ë tregtisë e që është një ndër prioritetet e doganës, gjatë periudhës raportuese është rritur trendi i aplikimit të lirimeve nga pagesa e taksave, lehtësimet e procedurave doganore e të cilat  zënë vend të rëndësishëm në planet strategjike të doganave në mbarë botën duke u konsideruar jo vetëm realizim i planit strategjik por edhe dobi e shumëfishtë nga aspekti kombëtar. Rritja e numrit të dërgesave të importuara përmes portit të Durrësit (50% më shumë krahasuar me ato të vitit 2022), ka ndikuar në rritjen e arkëtimeve përmes këtij porti e njëkohësisht përfitimet në kursime vjetore te bizneseve janë afro 9 milion€ përmes zhdoganimit në Port nga Dogana e Kosovës.

Duke qenë se tregtia online (e-commerce) po shënon rritje të shpejtë, Dogana ka filluar me aplikimin e procedurave të thjeshtëzuara te dërgesat e shpejta, ndërsa që me Postën e Kosovës është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për përcjellje te dërgesave te Postes deri ne adresat finale te porositësve të mallit.

Luftimi i ekonomisë joformale me efekt ne parandalim ka arritur lartësinë  27.4 mln €, apo 19.8% me shume se vitin e kaluar, ngjashëm edhe konfiskimi dhe sekuestrimi mallrave kontrabandë në vlerë prej 14.5 milion euro ka shënuar rritje prej  + 27.4 % krahasuar me 11 milion të konfiskuara në vitin 2022. 
Në fushën e mbrojtjes së shoqërisë Dogana ka shënuar rezultate të rëndësishme në zbulimin e narkotikëve, përfshirë marihuanën dhe drogat sintetike. Konkretisht, zbulimi i mallrave të ndaluara të cilat nuk kanë ndikim të drejperdrejtë në taksa, por efekti në mbrojtjen e shoqerisë është shume i lartë, ku me veprimet e zyrtareve të Doganes janë parandaluar hyrjet e mallrave si vijon:
Afro 110 kg marihuanë, narkotikë me përmbajtje sintryike, siq është ekstazia, kokaine ne sasi te vogla ne dy raste te ndara, stimulues te ndryshëm me afat te skaduara, medikamente dhe arme te ndryshme, 5 arme zjarri dhe municioni ne sasi prej 660 cope. Gjate këtij viti, Dogana e Kosovës ka trajtuar 4 raste për pastrim te parave gjithnjë ne bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe ne dy raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Murati në adresimin e tij falënderoj stafin e Doganës së Kosovës për të arriturar e vitit që po lëm pas, duke theksuar se Dogana ka arritur me saktësi projeksionin e paraparë për këtë vit dhe se të hyrat e inkasuara janë me rëndësi të rishpërndarjes në destinime të nevojshme për shtetin dhe shoqërinë dhe se planifikimi i saktë që në Tetor të vitit 2021 është në harmoni me politikat e gjithëmbarshme dhe rezultat i planfikimeve adekuate.

Prezantimi i konferencës vjetore


  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana e Kosovës forcon bashkëpunimin me Odën e Farmacistëve për kontroll dhe siguri të përforcuar në tregun e barërave

Dogana e Kosovës forcon bashkëpunimin me Odën e Farmacistëve për kontroll dhe siguri të përforcuar në tregun e barërave

Prishtinë, 5 Shkurt, 2024 - Dogana e Kosovës ka zyrtarizuar një Memorandum të rëndësishëm të Mirëkuptimit me Odën e Farmacistëve të Kosovës. Ky partneritet synon të forcojë bashkëpunimin midis dy institucioneve dhe të forcojë masat për të garantuar sigurinë publike.

Memorandumi i Mirëkuptimit synon të nxis shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe njohurive, përmes pikës së caktuar të kontaktit. Së bashku me institucionet tjera, siç është Ministria e Shëndetësisë dhe ATK, Dogana e Kosovës luan rol të rëndësishëm në luftimin e informalitetit, ndërsa që kontrabanda me barëra është sfidë që haset shpesh në operacionet kundër kontrabandës. Konfiskimet e bëra nga Dogana e Kosovës nuk synojnë vetëm kontrabandistët, por synojnë edhe parandalimin e shpërndarjes së barnave të pakontrolluara dhe potencialisht të rrezikshme në treg.

Duke e njohur rëndësinë e llogaridhënies brenda profesionit farmaceutik, Dogana e Kosovës zotohet të informojë me kohë Odën e Farmacistëve për çdo parregullsi apo rast të kontrabandës që përfshin profesionistë të farmacisë. Kjo qasje bashkëpunuese e fuqizon Odën e Farmacistëve për të ndërmarrë masa disiplinore, duke përfshirë gjobat ose revokimin e licencave, ndaj farmacistëve përgjegjës, duke zbatuar qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar kontrabandën me barëra nga shumë kënde ligjore.

Dogana e Kosovës i bën thirrje publikut që të tregojë kujdes gjatë blerjes së barnave, duke theksuar domosdoshmërinë e verifikimit të banderolave të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë për produktet farmaceutike.

Për të lehtësuar përfshirjen e publikut në këtë përpjekje kolektive, Dogana e Kosovës inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo rast kur hasin në barna kontrabandë. Dogana mirëmban linja të sigurta komunikimi dhe ofron aplikacionin e sigurt të raportimit eDogana për telefonat inteligjentë.

Duke nxitur një komunitet bashkëpunues dhe vigjilent, Dogana e Kosovës dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës janë të bashkuar në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme që rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë publike në njërën anë dhe padrejtësisht dëmtojnë tregtarët e përgjegjshëm.

LEXO MË SHUMË
Drejtori i përgjithshëm pret në takim ambasadorin Italian në Kosovë

Drejtori i përgjithshëm pret në takim ambasadorin Italian në Kosovë

Prishtinë, 14 shkurt 2024. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Agron Llugaliu priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë zt. Antonello De Riu dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Doganës së Italisë zt. Andrea Mazzella me bashkëpunëtorë.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të eksplorohen rrugë dhe modalitete për thellim të bashkëpunimit në shumë drejtime. Drejtori Llugaliu mirëpriti dhe falënderoj zt. Mazzella dhe Ambasadorin De Riu për bashkëpunimin dhe përkrahjen e konsiderueshme që ka pasur Dogana e Kosovës ndër vite.

Zt. Mazzella po ashtu ishte shume mirënjohës për bashkëpunim që gëzojnë administratat tona dhe shprehu interesimin për të zgjeruar këtë bashkëpunim. Me rastin e fillimit të zhdoganimit të Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit zt. Mazzella theksoj rëndësinë dhe peshën që tani ka Dogana e Kosovës me operacionet e zhdoganimit në Durrës dhe faktin se bashkëpunimi i ngushtë edhe nga ky kënd është i një rëndësie të madhe, duke vënë në dispozicion edhe mundësinë e përfitimit nga trajnime dhe shkëmbim përvojash me Doganën e Italisë, gjë për të cilën pati dakordësi se duhet të filloj dhe se është padyshim në interes të të gjithëve.

Të përkushtuar për këtë sinergji, të dyja Palët presin të kenë rezultate pozitive në parandalimin dhe shtypjen e aktiviteteve të paligjshme në mënyrë më efikase dhe të qëndrojmë përpara sfidave që na presin.

LEXO MË SHUMË