Prishtinë, 29 janar 2024 Dogana sot ka organizuar një konferencë të përbashkët me komunitetin e biznesit, me qellim qe te shpalos arritjet në krijim e lehtësirave tregtare. Kjo konferencë është organizuar nga Dogana e Kosovës ku gjithashtu mori pjesë z. Hekuran Murati ministër i MFPT, Agron Llugaliu Drejtor i Përgjithshëm i Doganës, z. Zef Dedaj U.D. Drejtorit tē Përgjithshëm ë KIESA. Nē konference gjithashtu morën pjesë përfaqësuesit e bizneseve.
Në hapjen e konferencës ministri z. Murati theksoj “Është nder dhe kënaqësi të jem para jush dhe që bashkërisht te kemi një prezantim mbi arritjet e deritashme që ne si institucione kemi bëre për të lehtësuar tregtinë, te heqim barrierat si dhe të ulim koston për biznese. Disa prej hapave që janë ndërmarr viteve të fundit janë kthimi I terminaleve Doganore ne operim shtetëror, ashtu që të ulet kosto financiare, ka filluar zhdoganimi I plotë në portin e Durrësit që gjithashtu e ulë koston e operimit të biznesit. Derisa me ndihmën e Bankës Botërore vitin e kaluar kemi miratuar themelimin e ‘dritares së vetme tregtare’, e cila do të jetë një platformë ku të gjithë tregtarët, të gjithë bizneset që merren me tregti, do të iu mundësohet kryerja e të gjitha shërbimeve në mënyrë dixhitale në kohë të shkurtë. Derisa per te mbështetur prodhuesit vendor ne tetorin e vitit te kaluar kemi miratuar lirimin e disa prej lendeve te para si dhe pjese rezervë te makinerive ashtu qe prodhuesit të shtojnë vlerë ne vendin tone. Duhet të theksoj që edhe Ligji për TVSh-në është në procesin e përditësimit, tashmë kemi grupet punuese dhe jemi duke punuar që deri në fund të këtij viti, ta kemi një ligj të ri i cili do të merr parasysh kërkesat, nevojat, përshtatjen me trendët, por gjithashtu edhe mbështetjen për bizneset dhe prodhuesit vendor. Gjithashtu Dogana e Kosovës ka inicuar mbi 1,800 kundërvajtje dhe 93 kallëzime penale, që kanë pasur për qëllim mbrojtjen e tregtarëve”
Nga ana tjetër z. Agron Llugaliu Drejtori I përgjithshëm I Doganës shpalosi disa prej të arritura që dogana ka pasur ne krijimin e lehtësirave per tregtinë, derisa theksoj se këto arritje do të ishin të pamundura pa bashkëpunimin me partnerët nga sektori privat si dhe pa përkushtimin e stafit tone. Sistemi global I tregtisë pas pandemisë ka pësuar ndryshime qe kane ndikuar ne formësimin e politikave dhe proceseve se si e vendet e ndryshme kontrollojnë tregtinë e jashtme.
“Sa I përket te hyrave me kemi arritur qe gjate vitit te kaluar te tejkalojmë dyfish rritjen ekonomike, duke kontribuar ne formalitetin e biznesit pra kjo pjese është e ndërlidhur me lehtësirat sepse fuqizojnë biznesin formal ndërsa biznesi formal fuqizon shtetin duke kontribuar me te hyra. Sa i përket eksportit të vitit të kaluar ne kemi vërejtur që kemi pasur një rritje në sasi për 3%, ndërsa në vlera vërehet që ka një rënie, por kjo rënie kryesisht i atribuohet rënies së vlerave të produkteve në eksport, si dhe për shkak se tregjet globale kanë qenë të ndryshueshme gjatë viteve që lamë pas. Kemi pasur disa rënie në kërkesa të tregut ndërkombëtar që nuk janë trende të zakonshme. Derisa sa I sa përket lehtësirave gjithmonë ne bashkëpunim me Ministrin kemi punuar shume ne menaxhimin e riskut, orientimi e organizatës në rezultate, avancimi i sistemeve si dhe llogaridhënies për stafin tonë. Dogana ka arritur qe procedimin e 95 % të dërgesave ne eksport të i përfundoj në 0-30 minuta per dërgesë, ndërsa ne import kemi arritur qe ta mirëmbajmë këtë kohë në 65% te dërgesave edhe pse numri I dërgesave ka shënuar rritje të dukshme.
Fillimi I zhdoganimeve në portin e Durrësit gjithashtu ka qene i suksesshëm pasi kemi pasur një rritje në numrit e dërgesave përmes portit të Durrësit për mbi 50%, derisa ndikimi te bizneset ka rezultuar me:
• kursim kohe dhe paraje – rreth 9 milion euro në baza vjetore
• mundësi për kontrolle më të mira të përbashkëta me autoritetet e Shqipërisë
• eliminim i procedurave të dyfishta fito dhe veterinare
Dogana është duke punuar në projektin Dritarja e vetme (Single window) derisa per momentin jemi ne përcaktimin e modaliteteve lidhur me ketë udhëzues e qe do te ndihmonte ne aplikim me një dritare për çdo procedurë që ndërlidhet me import/eksport, ashtu që përshpejton kohën e procesimit si dhe përmirëson mbikëqyrjen dhe menaxhon kuotat. Derisa Kodi i ri Doganor ka kaluar leximin e pare ne kuvend, kod ky që parasheh përshpejtim të procedurave, lehtësira të avancuara procedurale, zgjerim të autorizimeve për lehtësira, si dhe për OAE mundëson njohje reciproke me vendet tjera. Nga ana tjetër dogana është duke avancuar kapacitete përmes përmirësimi/reformimi i proceseve të punës si dhe rekrutimi dhe trajnimi i stafit të ri’. Pjesa e fundit e konference u mbyll me diskutime dhe sugjerime nga ana e komunitetit te biznesit.