• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

06/01/2024

Konfiskohen mbi 10.000 euro mallra të kontrabanduara

Gjakovë, 6 janar 2024 Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë kryer një operacion në një dyqan për tregtimin e telefonave në qytetin e Gjakovës. 

Ky operacion ka rezultuar në sekuestrimin e një sërë pajisjesh, duke përfshirë telefona, orë dore dhe paisje të tjera përcjellëse, për të cilat palës i mungonte dokumentacioni dhe dyshohet se janë kontrabanduar. Vlera e mallit të sekuestruar shkon përtej shifrës së 10,000.00 Euro. 

Ky operacion është realizuar në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të Njësive Antikontrabandë dhe Prokurorisë Themelore për luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme në fushën e importit dhe eksportit.  Dogana e Kosovës dhe Prokuroria Themelore do të  vazhdojnë të angazhohen në zbatimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit ekonomik. 

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Parandalohet kontrabanda me duhan

Parandalohet kontrabanda me duhan

Prishtinë, 1 janar 2024  në pikën kufitare të PKK Vërmicë është zbuluar një rast i tentim kontrabandës me duhan. 

Gjatë kontrolleve rutinore zyrtarët e Doganës kanë ndaluar dhe për kontroll rutinor një automjet me targa të Republikës së Shqipërise, pas pyetjes së zyrtarit doganor në lidhje me deklarimin e mundshëm, drejtuesi I automjetit është përgjigjur negativisht. Më pas, ai është selektuar për një kontrol më të thelluar nën asistimin e Policisë së Kosovës.
Kontrolli ka zbuluar mall të padeklaruar, respektivisht duhan i papërpunuar me një peshë prej 145.00 Kg, i ndarë në 290 paketa, çdo paketë me peshë 0.50 Kg. Si rezultat, është konstatuar kundërvajtje Doganore për shkelje të nenit 250 të KDAK-ës. 

Mallrat janë konfiskuar derisa procedura kundërvajtëse ka filluar për personin përgjegjës.  

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

LEXO MË SHUMË
Parandalohet kontrabanda e stimulantve seksual përmes rrugëve malore

Parandalohet kontrabanda e stimulantve seksual përmes rrugëve malore

Viti, 8 janar 2024 Njësitë e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë ndaluar dhe identifikuar me sukses tentimin për kontrabandë përmes rrugëve malore në regjionin e Vitisë. 

Pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë është arritur të ndalohet një automjet, i cili kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore, derisa pas ndalimit u gjet një sasi të konsiderueshme e mallrave të paligjshme. 

Janë zbuluar dhe sekuestruar 2,880 copë mjaltë/stimulans seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 euro.

Ky sukses i arritur shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme. Dogana së Kosovës bën thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga komuniteti lokal dhe informacione të mëtejshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e veprimeve të tilla të paligjshme. 