• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

01/11/2023

Parandalohet kontrabandimi i 20 telefonëve celularë

Mitrovicë, 1 Nëntor 2023 – Në pikën e kalimit kufitar të Bërnjakut, është parandaluar një tentativë e kontrabandimit të 20 telefoneve celularë me një vlerë mbi 12,000 euro.

Oficerët doganor në pikën e kalimit kufitar të Bërnjakut, gjatë hyrjes nga Serbia, kanë ndaluar një automjet. Pas pyetjes së zakonshme, “a ka diçka për të deklaruar në doganë”, shoferi është përgjigjur se “nuk ka asgjë për të deklaruar”. Më pas, oficerët kanë kryer një kontroll të detajuar të automjetit dhe të personit.  Si rezultat i këtij kontrolli, janë zbuluar mallra të pa deklaruar, si në vijim:

10 iPhone Pro 14.
10 iPhone Pro Max

Gjithsej, vlera e këtyre mallrave pa taksa është 12,104.60 Euro. Shoferi nuk ka paraqitur dokumentacion të nevojshëm lidhur me këto mallra. Përveç konfiskimit të mallrave, ky rast do të trajtohet në procedurën penale, në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Automjeti dhe mallrat janë tërhequr dhe janë nën mbikëqyrjen e autoriteteve doganore për hetim të mëtejshëm.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Operacion i suksesshëm i Antikontrabandës në kalimin kufitar të Merdarës

Operacion i suksesshëm i Antikontrabandës në kalimin kufitar të Merdarës

Prishtinë 25 tetor 2023 në kuadër të planit operativ për luftimin e kontrabandës dhe formave të tjera të krimit, Njësitë Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kryen kontrolle të detajuara të udhëtarëve dhe mjeteve motorike në hyrje të Kosovës në pikë-kalimin kufitar të Merdares.

Operacioni ka çuar në zbulimin dhe parandalimin e tri rasteve të tentativave të kontrabandimit, të cilat janë detajuar më poshtë:

 

 

Rasti i Parë: Kontrabandimi i Barnave dhe Steroideve

Në rastin e parë të këtij operacioni, Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave dhe steroidëve të pa deklaruar. Mallrat identifikuar janë përfshirë në mbi 600 paketime të llojeve të ndryshme. Procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj personit përgjegjës dhe mallrat janë konfiskuar, duke ndaluar tentativën e kontrabandimit të këtyre substancave të rrezikshme.

Rasti i Dyte: Kontrabandimi i Preparateve Kimike për Dysheme / Epoksit

Operacioni ka vazhduar me zbulimin e sasisë së preparateve kimike për dysheme, që arrijnë një peshë prej rreth 35 kilogramë. Mallrat janë konfiskuar dhe është nisur procedura kundërvajtëse për personin përgjegjës.

Rasti i Tretë: Tentativë e Kontrabandimit të Telefonave iPhone

Gjatë operacionit të sotëm është zbuluar tentativa për kontrabandimin e 10 telefonave të markës iPhone Pro Max 13 dhe 12. Këto mallra janë konfiskuar, duke parandaluar tentativën e paligjshme për t’u futur në territorin e Kosovës.

Dogana e Kosovës është vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj të ndihmojë në ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe të ndalojë aktivitetet e paligjshme të kontrabandës në kufirin e vendit.

 

 

 

LEXO MË SHUMË
Parandalohet tentim kontrabandimi me argjend

Parandalohet tentim kontrabandimi me argjend

Prishtinë 2 Nëntor 2023, në Pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit, Njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të Planit Operativ për luftimin e Kontrabandës kanë ushtruar kontrolle tek veturat. Operacioni ka rezultuar në kapjen e mallit të paligjshëm, në të cilin përfshihet një sasi e konsiderueshme e bizhuterive  të argjendi me një peshë prej 3.6 kilogramë dhe një vlerë rreth 5000.00 Euro.

Malli i gjetur në automjetin e udhëtarëve, të dyshuar për kontrabandë, është gjetur gjatë një kontrolli të hollësishëm në hyrje të Republikës së Kosovës. Procedura kundërvajtës ka filluar si dhe mallrat janë konfiskuar.

Dogana e Kosovës dëshiron të theksojë se do të vazhdojë të kujdeset për zbatimin e rregullave dhe ligjeve të qarkullimit të mallrave në kufijtë e saj dhe do të ndërmarrë hapa të për të parandaluar dhe ndëshkuar kontrabandën.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

LEXO MË SHUMË