• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

24/10/2023

Parandalohet kontrabanda

Mitrovicë 24 tetor 2023 rreth orës 11:50, në pikën doganore të Jarinjes, në një autobus të linjës  Beograd-Mitrovicë, është ushtruar kontroll i zakonshëm. Gjatë këtij kontrolli, oficerët doganor u janë drejtuar udhëtarëve nëse kanë diçka për të deklaruar.

Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar të bagazhit dhe udhëtarëve, tek dy udhëtar është hasur në një sasi malli të pa deklaruar, i cili është identifikuar si produktet kozmetike. Ky mall është zbuluar gjatë kontrollit trupor të udhëtarit si dhe në bagazhe.

Mallrat janë konfiskuar derisa ka filluar procedura e kundërvajtës.  Vlera e mallrave të konfiskuara është  mbi 850 euro. 

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana e Kosovës suspendon dy zyrtar doganor, si veprim i menjëhershëm në sjellje të pa pranueshme

Dogana e Kosovës suspendon dy zyrtar doganor, si veprim i menjëhershëm në sjellje të pa pranueshme

Prishtinë 24 tetor 2023 Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të respektojë standardet më të larta të sjelljes brenda radhëve të saj. Me këtë përkushtim të palëkundur ndaj profesionalizmit dhe integritetit, Dogana njofton suspendimin e dy zyrtarëve në pritje të një hetimi të plotë për një konflikt të dyshuar, i cili mund të jetë përshkallëzuar në kontakt të dhunshëm fizik, sipas akuzave.

Dogana e Kosovës ka një rol kritik në mbrojtjen e interesave ekonomike dhe të sigurisë së vendit tonë dhe është thelbësore që të ruhet integritetit dhe besimit të publikut. Prandaj, ne kemi marrë masa të shpejta për të adresuar këtë çështje.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës pohon pa mëdyshje se sjelljet e pahijshme brenda organizatës sonë nuk do të tolerohen. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të promovuar standardet më të larta të sjelljes, etikës dhe profesionalizmit midis oficerëve tanë. Ne e kuptojmë se ruajtja e besimit të publikut në punën tonë është thelbësore për misionin tonë.

Kjo çështje do t’i nënshtrohet një procesi hetimor rigoroz dhe transparent për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat e konfliktit të supozuar. Ne jemi të përkushtuar për të zbuluar të vërtetën dhe për të siguruar që masat e duhura janë ndërmarrë si rezultat i gjetjeve.

Dogana e Kosovës do të punojë me përkushtim për të siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme korrigjuese, në përputhje me përkushtimin tonë për ruajtjen e standardeve më të larta të sjelljes brenda organizatës sonë.

Ne vlerësojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e publikut dhe mbetemi të përkushtuar ndaj misionit tonë për t’i shërbyer Kosovës me profesionalizmin dhe integritetin më të lartë.

 

LEXO MË SHUMË
Operacion i suksesshëm i Antikontrabandës në kalimin kufitar të Merdarës

Operacion i suksesshëm i Antikontrabandës në kalimin kufitar të Merdarës

Prishtinë 25 tetor 2023 në kuadër të planit operativ për luftimin e kontrabandës dhe formave të tjera të krimit, Njësitë Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kryen kontrolle të detajuara të udhëtarëve dhe mjeteve motorike në hyrje të Kosovës në pikë-kalimin kufitar të Merdares.

Operacioni ka çuar në zbulimin dhe parandalimin e tri rasteve të tentativave të kontrabandimit, të cilat janë detajuar më poshtë:

 

 

Rasti i Parë: Kontrabandimi i Barnave dhe Steroideve

Në rastin e parë të këtij operacioni, Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave dhe steroidëve të pa deklaruar. Mallrat identifikuar janë përfshirë në mbi 600 paketime të llojeve të ndryshme. Procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj personit përgjegjës dhe mallrat janë konfiskuar, duke ndaluar tentativën e kontrabandimit të këtyre substancave të rrezikshme.

Rasti i Dyte: Kontrabandimi i Preparateve Kimike për Dysheme / Epoksit

Operacioni ka vazhduar me zbulimin e sasisë së preparateve kimike për dysheme, që arrijnë një peshë prej rreth 35 kilogramë. Mallrat janë konfiskuar dhe është nisur procedura kundërvajtëse për personin përgjegjës.

Rasti i Tretë: Tentativë e Kontrabandimit të Telefonave iPhone

Gjatë operacionit të sotëm është zbuluar tentativa për kontrabandimin e 10 telefonave të markës iPhone Pro Max 13 dhe 12. Këto mallra janë konfiskuar, duke parandaluar tentativën e paligjshme për t’u futur në territorin e Kosovës.

Dogana e Kosovës është vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj të ndihmojë në ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe të ndalojë aktivitetet e paligjshme të kontrabandës në kufirin e vendit.

 

 

 

LEXO MË SHUMË