• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

27/09/2023

Kontrollohen 6 lokacione dhe konfiskohen mallra

 

Gjakovë 27 shtator 2023 Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë organizuar një operacion që synon luftën kundër aktiviteteve të paligjshme dhe kontrabandës.

Në kuadër të këtij plani operativ, janë kontrolluar 6 subjekte të ndryshme në qytetin e Gjakovës dhe si rezultat i këtyre kontrolleve, janë gjetur dhe sekuestruar mallra të paligjshme, të cilat përfshijnë:

30 telefona celularë Samsung dhe iPhone
62 pajisje “Airpods”
280 copë parfumë me origjinë nga Serbia
29 pako qaj për dobësim
88 pako të ndryshme të stimulansëve seksual

Mallrat e zbuluara janë sekuestruar në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi. Në të njëjtën kohë, janë nisur procedurat e kundërvajtëse për personat përgjegjës. Dogana iu bën thirrje të gjithë qytetarët dhe subjekteve tregtare që të respektojnë rregullat dhe ligjet e zbatueshme në lidhje me tregtimin dhe importin e mallrave. Dogana e Kosovës është e vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj për të ndaluar kontrabandën dhe të mbrojë interesat e tregtisë legjitime dhe të sigurojë që ligji të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Ambasadori suedez viziton Doganën e Kosovës

Ambasadori suedez viziton Doganën e Kosovës

Prishtinë 21 shtator 2023 Drejtori i Përgjithshëm zt. Llugaliu kishte nderin të pret në një takim produktiv Ambasadorin e Suedisë në Prishtinë, Shkelqesine e tij zt. Jonas WESTERLUND

Diskutimet u fokusuan në avancimin e interesave ekonomike të Republikës së Kosovës dhe Suedisë. Në takim u eksploruan mënyra për të thelluar bashkëpunimin në mes vendeve tona, duke nxitur lidhje më të forta midis kompanive për të shfrytëzuar potencialin e plotë të të dy vendeve.

Të dyja palët shohin mundësi të mëdha në sektorë të ndryshëm që premtojnë përfitime të konsiderueshme ekonomike.  Drejtori Llugaliu e siguroi ambasadorin Westerlund se Dogana e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për të lehtësuar dhe mbështetur këtë shkëmbim me të gjitha burimet në dispozicion.

Ambasadori Westerlund theksoi rëndësinë e planifikimit konkret për këtë bashkëpunim dhe theksoi angazhimin e palëkundur të ambasadës për forcimin e lidhjeve ekonomike midis vendeve tona, duke krijuar sinergji që nxisin rritjen e shkëmbimeve. 

Drejtori Llugaliu dhe Ambasadori Westerlund u pajtuan për të punuar drejt prosperitetit të ndërsjellë!

 

LEXO MË SHUMË
Dogana e Kosovës përfaqësohet në programin për Zhvillimin e Karrierës në Organizatën Botërore të Doganave

Dogana e Kosovës përfaqësohet në programin për Zhvillimin e Karrierës në Organizatën Botërore të Doganave

Prishtinë 26 shtator 2023,  Kosova përzgjidhet për herë të parë të marr pjesë në Programin për Zhvillimin e Karrierës në Organizatën Botërore të Doganave (OBD). Znj. Bleta Jajaga, përfaqësuese e Doganës së Kosovës, do të marrë pjesë në këtë program të rëndësishëm dhe do të përfaqësojë me krenari institucionin e doganës në nivel ndërkombëtar.

Kjo pjesëmarrje paraqet një moment të rëndësishëm për Doganën e Kosovës dhe një hap drejt profesionalizmit dhe zhvillimit të kapaciteteve në fushën e doganës.  Programi ka filluar zyrtarisht më datën 15 Shtator 2023, në bashkëpunim me Doganën Japoneze dhe ka për qëllim të përmirësojë kompetencat dhe njohuritë e zyrtarëve të doganave në nivele ndërkombëtare. Në këtë program, dhjetë zyrtarë të doganave nga shtete të ndryshme anëtare të OBD-së, përfshirë Kosovën, do të marrin pjesë në selinë e OBD-së në Bruksel, Belgjikë, gjatë një periudhe prej 10 muajsh.

Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së, Kunio Mikuriya, ka shprehur gëzimin e tij për pjesëmarrjen e suksesshme të kandidatëve në programin CDP dhe ka shprehur pritshmërinë e tij që ata do të rrisin njohuritë e tyre, do të zhvillojnë aftësitë e tyre, do të fitojnë përvojë pune ndërkombëtare dhe do të pasurojnë rrjetet e tyre profesionale. Ai po ashtu uroi pjesëmarrësit në këtë program të rëndësishëm.

Si anëtare e OBD-së, Dogana e Kosovës është e vendosur të marrë pjesë aktive në avancimin dhe nxitjen e bashkëpunimit profesional doganor me administratat e tjera anëtare. Programi i Zhvillimit të Karrierës (CDP) është një hap i rëndësishëm drejt profesionalizmit dhe zhvillimit të kapaciteteve të zyrtarëve të doganës, dhe tregon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të ofruar shërbime më cilësore dhe efikase.

Programit për Zhvillimin e Karrierës u lansua nga ODB në bashkëpunim me Doganat e Japonisë në vitin 2009. Ai ofron një mundësi unike për kandidatët e përzgjedhur nga administratat doganore për të punuar në Sekretariatin e OBD në një gamë të gjerë fushash teknike. Deri më tani në program kanë marrë pjesë mbi 125 zyrtarë nga 78 administrata doganore.

 

LEXO MË SHUMË