• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

15/09/2023

Konfiskohen mallra me vlerë 140,000 euro gjatë javës

Prishtinë 15 shtator 2023,  njësitë e Doganës gjatë kësaj jave kanë realizuar kontrolle dhe kanë arritur të parandalojnë kontrabandën e mallrave. Gjithsejtë janë parandaluar 14 raste të tentim kontrabandës, në dy raste të ndara janë zbuluar mallra te ndaluara, armë dhe substanca narkotike (ekstazi). Gjithashtu në terminalet doganore gjatë zhdoganimit të mallrave janë gjetur (parandaluar) 7 raste të mos-deklarimit të saktë, respektivisht tentime për të shmangur pagesat e taksave.

Një pasqyrë e rasteve si në vijim: 

Kontrolli i autobusit: Në fillim të javës, njësitet e antikontrabandës kanë parandaluar tentativën e futjes së mallrave të paligjshme përmes një autobusi. Ky aksion ka vazhduar edhe në lokacionin e importuesit, ku janë zbuluar dhe sekuestruar mallra të paligjshme.

Zbulimi i armëve dhe substancave stimuluese seksuale: Gjatë kontrollit në rajonin e Ferizajit te një subjekt tregtar, është zbuluar një armë ilegale. Po ashtu, në kontrollin e disa subjekteve në rajonin e Prishtinës janë zbuluar edhe sekuestruar 40,000 euro në mallra, përfshirë stimulues seksual.

Kontrolli i subjekteve të ndryshme: Aksionet kanë vazhduar në disa rajone të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Gjilanin, Podujevën dhe Prizrenin, ku janë kontrolluar subjekte të ndryshme dhe janë zbuluar mallra të huaja pa dokumentacionin e nevojshëm për t’i zhdoganuar. Në Prizren, gjatë një kontrolli në një subjekt që merret me shitjen e telefonave, janë gjetur 19 telefona pa dokumentacionin e duhur.

Kontrolli në terminalet doganore: Kontrolli i realizuar në terminalet e brendshme doganore ka zbuluar 7 raste të mos-deklarimit të saktë të mallrave. Në një prej rasteve, është vënë në dukje një permutacion i mallrave për të shmangur pagesat e taksave importuese. Gjithashtu, janë zbuluar raste të mallrave të përziera nga Turqia dhe nga India, ku 3 prej tyre janë dyshuar për shkelje të ligjit mbi pronësinë intelektuale dhe janë dërguar për verifikim.

Substanca narkotike: Sot, gjatë një kontrolli të pakove në postën doganore, janë gjetur 197 pilula narkotike të llojit ekstazi si dhe një qese me përmbajtje 37% THC, të cilat janë dorëzuar tek policia e Kosovës për hetim dhe veprime të mëtejshme.Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Konfiskohen mallra me vlerë 10.000 euro në vazhdimin e aksionit

Konfiskohen mallra me vlerë 10.000 euro në vazhdimin e aksionit

Prishtinë 14 shtator 2023,  Pas parandalimit të tentativës së kontrabandës së auto pjesëve dhe instrumenteve tabelorë në pikë kalimin kufitar të Vërmicës me datën 11 shtator 2023, njësitë e Doganës kanë vijuar hetime për të ndalur veprimtarinë e paligjshme të kësaj natyre.

Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet objekti ku këto pjesë të makinave tregtoheshin në mënyrë të padeklaruar. Pas identifikimit të lokacionit është bërë edhe bastisja e këtij lokacion në Fushë Kosovë. Në objekt janë gjetur pjese  rezervë, ulëse dhe pjese të tjera të enterierit të veturave. Personat përgjegjës nuk ka pasur dokumentacion përkatës dhe dyshohet se është i kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e mallit të konfiskuar llogaritet të jetë rreth 10,000 Euro. Gjithashtu lidhur me ketë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ky sukses i Doganës së Kosovës dëshmon një herë tjetër përkushtimin në luftën kundër kontrabandës dhe aktivitete ilegale.

Linku për rastin e mëhershëm: https://dogana.rks-gov.net/parandalohet-kontrabanda-ne-vermice/

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

LEXO MË SHUMË
Konfiskohen 30 automjete të pa-zhdoganura

Konfiskohen 30 automjete të pa-zhdoganura

Prishtinë 20 shtator 2023,  Njësitë Antikontrabandë të Doganës të Kosovës vazhdojnë të kryejnë kontrolla nëpër territorin e vendit për të parandaluar veprimtarinë e kontrabandës. Gjatë një operacioni janë kryer kontrolle në tre lokacione të ndryshme, me pika thelbësore në Xërxe/Rahovec dhe dy në Carallukë/Malishevë.

Njësitë e Doganës të Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur auto pjesë pa dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se automjetet nuk janë te zhdoganuara. Si rezultat të këtyre kontrolleve, janë zbuluar dhe sekuestruar 30 automjete të pa-zhdoganuara, si dhe pjesë të automjeteve të paligjshme në këto tri lokacione.  Në përputhje me procedurat ligjore, është filluar procesi i kundërvajtjeve.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

LEXO MË SHUMË