• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

20/03/2009

ZBULOHET NJË REVOLE NË HANIN E ELEZIT

 

 

 

 

 

 

 

Hani i Elezit 19 mars 2009 – Rreth orës 17:00 në Pikë Kalimin Kufitar Hani i Elezit është zbuluar një revole e fshehur në ulësen e pasme. Një taxi me targa të Republikës Maqedonase, pasi që ketë hyrë në Republikën e Kosovës, iu është nënshtruar kontrollit rutinor, po ashtu edhe pasi që ishte pyetur nga Oficerët e Doganës së Kosovës se mos kishte për të deklaruar diqka për Dogane, u përgjegj që nuk kishte asgje. Ndërkaq pas kontrollit detal nga ana e oficereve Doganor, ishte gjetur një revole e tipit Zastava, që kishte qenë e fshehur nën ulesen e pasme të veturës.

Gjatë gjithë kohës së kontrollimit ishin prezent edhe njesiti i EULEX-it.  Pas zbulimit të ketij rasti, është lajmëruar Policia të cilët edhe janë marrë me tutje me rastin.

 

 

 

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

DOGANA MERR PJESË NË DEBATIN E ORGANIZUAR PËR ANTI

DOGANA MERR PJESË NË DEBATIN E ORGANIZUAR PËR ANTI

Prishtinë 2 prill 2009 – Universiteti i Shkencave Organizative “Pjetër Budi” – Instituti për Studime ka organizuar debatin me temë “Përpjekjet e përbashkëta për mirëfunksionimin e doganave të Kosovës me shtetet fqinje dhe për luftën kundër korrupsionit“. Drejtori i përgjithshëM i Doganës së Kosovës z. Naim Huruglica, ishte I ftuar në këtë debat. Gjithashtu pjesemarrës tjerë ishin përfaqësues të doganës së Maqedonisë si dhe z. Hasan Preteni, Drejtor i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit.

Konferanca u hap nga drejtori I Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit I cili ndër të tjera tha se me Doganën  e Kosovës ka një bashkëpunim të mirë sepse gjithëmon ka hasur në mirëkuptim dhe seriozitet.   Nga ana tjetër përfaqësuesja e doganës së Maqedonisë theksoj se gjatë vitit 2008 ka ngritur procedura kundrejt 243 oficerëve mbi barën e dyshimeve për korruppsion.

”Ka prani të koprrupsion në të gjitha vendet e ballkanit, prandaj edhe Kosova nuk është imune” theksoi drejtori i pergjithshem i Doganës së Kosovës z. Naim Huruglica, ku gjithashtu  foli edhe për praktikat e mira anti korrupsionin, sistemin e verifikimit të pasurisë  përmes deklarimit të pasurisë themelimin e njësitit e inspektimit të brendshem, si dhe krijimin e lidhje së sigurt për qytetarët (038 500 095) që iu mundëson atyre të ljamërojnë rastet e korrupsionit dhe kontrabandës.

Studentet pjesemarrës ishin të interesuar të pyesin dhe të marrin informata lidhur me funksioninmi e Doganës në përgjithsi, problemet në pjesën veriore, evazionin fiskal dhe masat që Dogana merr për luftimin e kontrabandes.

 

 

 

LEXO MË SHUMË
DOGANA KONFISKON SASI TË MËDHA TË PIJEVE JOALKOOLI

DOGANA KONFISKON SASI TË MËDHA TË PIJEVE JOALKOOLI

Prishtinë 19 mars 2009 – Gjatë tri ditëve të fundit njësitë anti-kontrabandë të Doganës, të asistuara nga Policia e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë ndërmarr një aksion të gjerë për konfiskimin e pijeve ilegale të cilat kanë depërtuar ilegalisht në tregjet e Kosovës.

Pas hetimeve që kemi ndërmarrë është vërejtur se në treg ka prodhime të cilat kanë arritur të kontrabandohen duke i shmangur obligimet doganore dhe kontrolleve sanitare, dyshohej se ky mall është kontrabanduar prej Serbisë. Dogana ka lokalizuar vendet dhe kompanitë e dyshimta.

Aksioni ka filluar me 17 mars 2009 dhe ishte fokusuar në tri rajone ku besohej se ka pasur sasi më të mëdha të importeve ilegale. Fillimisht në rajonin e Mitrovicës ku janë ushtruar kontrolle kundër kompanive për të cilat janë dyshuar se kanë bërë tregtim të mallrave të kontrabanduara nga Serbia, kontrollet kanë rezultuar me zbulimin e 7000 litra pije të gazuara Coca Cola dhe Fanta në këtë rajon. Aksioni më pas ka vazhduar me kontrollet në rajonin e Vushtrrisë ku janë kontrolluar kompanitë e dyshuara dhe njëkohësisht janë konfiskuar pije të ndryshme, respektivisht gjatë ditës dytë janë konfiskuara 1348 litra pije të gazuara dhe 2702 litra birrë. Ndërsa sot me (date 19.03.2009) në Prishtine subjekte afariste të dyshuara iu janë nënshtruar kontrolleve dhe prej tyre janë konfiskuar 5440 litra pije te gazuara Coca Cola dhe Fanta.

Gjate këtij aksioni nuk ka pasur të arrestuar, gjithsej sasia e konfiskuar e pijeve jo-alkoolike është rreth 15000 litra ku dominojnë pijet Coca Cola dhe Fanta të prodhuara në Serbi. Gjithashtu gjatë këtij aksioni kemi konfiskuar edhe produkte tjera si Birrë, lëngje frutash, cigare pa banderolla, produkte ushqimore etj. 

Ky aksion do të vazhdojë edhe në rajonet tjera ku dyshohet se ka mallra të cilat iu kanë shmangur pagesës së taksave doganore.

LEXO MË SHUMË