PARANDALOHET HYRJA E PAJISJEVE ILEGALE
Peja – Kulla 24 prill 2009.- Në një aksion tjetër gjatë ditës se sotme njësite e antikontrabandës së Doganës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi të pajisjeve te ndaluara, respektivisht në Pikë kalimin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi (Kulla).
Rreth orës 14:40, gjatë kontrollës së veturës me targa të Malit të Zi lloji Golf –III të cilin e ngiste një shtetas i Malit të Zi është hasur ne mall te fshehur (nën ulëset e prapme te automjetit) si në vijim:
1. Elektro shok – 16 cope
2. Kabllo kyçëse -17 cope
Malli ne fjale i është dorëzuar Policisë së Kosovës, pas konsultimin me Prokurorinë është konstatuar se bëhet fjale për vepër Penale dhe e njëjta i dorëzohet si rast Policisë së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.