Prishtinë 12 qershor 2009, Sot njësitet e doganës në bashkëpunim edhe me njësitë e Policisë kanë ushtruar një kontroll të befasishëm në tregun e Prishtinës pasi që ka pasur dyshime rreth tregëtisë me duhan pa pabanderolla. Aksioni në fjalë është ndërmarrë pas hetimeve rreth dyshimeve që ka prodhime të cilat kanë arritur të kontrabandohen duke i shmangur obligimet doganore.
Aksioni ka filluar në ora 11:00 në tregun e gjelbër në Prishtinë ku objekt kryesor i kontrollit ka qenë kontrollimi për cigare dhe alkool pa banderola.
Në këtë operacion janë konfiskuar mbi 300 boksa cigare të llojeve të ndryshme. Operacioni ka rezultuar me sukses dhe ka shkuar sipas planifikimit, ky operacion ka zgjatur rreth dy orë. Gjate këtij aksioni nuk ka pasur te arrestuar.