• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

07/05/2010

VIZITA NGA DREJTORI I PERGJITHSHEM I DOGANES FRANC

   

Prishtinë 7 maj 2010  në Republikën e Kosovës është duke qëndruar një delegacion nga Dogana Franceze që kryesohet nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni z. Jerome Fournel me bashkëpunëtor. Ky delegacion po qëndron në vendim tone si vazhdimësi e takimeve bilaterale të cilat u mbajtën më herët në Francë. Gjatë takimit të drejtorëve gjeneral, Drejtori i Doganës së Kosovës ka bërë një prezantim lidhur me progresin e bërë nga Dogana e Kosovës gjatë periudhës së fundit.

Pas takimit Drejtori Huruglica tha se kjo vizitë i shërben ngritjes së bashkëpunimit mes dy organizatave dhe ofron mundësi që Dogana e Kosovës të përfiton nga përvoja doganës franceze.
Franca është një shtet i madh, i cili ka kufij të jashtëm me Bashkimin Evropian dhe ka një përvojë shumë të mirë se si menaxhohen kufijtë. Dogana e Kosovës do përfitojë nga përvoja e tyre, përfundojë Huruglica.

Temë tjetër e diskutuar ishte edhe interesi i përbashkët në luftën e krimit të organizuar, ku Franca ka një përvojë prej të cilës mund të përfitojmë në shumë aspekte.

Dogana e Kosovës dhe ajo e Franceze kanë nënshkruar një marrëveshje me 10 nëntor 2009.

 

 

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

GJATË  JAVËS SË FUNDIT PARANDALOHEN RRETH 15 RASTE

GJATË JAVËS SË FUNDIT PARANDALOHEN RRETH 15 RASTE

Prishtinë, 14.05.2010 gjatë javës së fundit  njësitet e doganës, kanë    parandaluar rreth  15 raste të ndryshme të tentim kontrabande nëpër vendkalimet kufitare. Vlera e përgjithshme e këtyre kundërvajtjeve, mallrave është afro 7000 euro

Në degën Degën Doganore Aeroport Oficerët Doganor gjatë kontrollit zbuluan të fshehur 4 llap top, të pa deklaruar, me qëllim të shmangies së taksave doganore. Gjithashtu në këtë pikë ishin zbuluar afro 35 fustane solemn me vlera të larta, arsyeja ishte mos deklarimi i sakët i mallit.

Në  rajonin e Mitrovicës, njësitë antikontrabandë kanë zbuluar disa raste në tentim kontrabande kryesisht të produkteve  ushqimore,si vaj ushqimorë rreth 380 litra, pije të gazuara rreth 1600 litra. Gjithashtu kishin zbuluar edhe disa raste me derivate të naftës, rreth 870 litra.

Tentim kontrabande ka pasur edhe në pika të ndryshme kufitare, kryesisht të mallërave me vlera më të ulëta.

Të gjitha mallrat e zbuluara janë konfiskuar, dhe do ti nënshtrohen procedurës për kundërvajtje Doganore.

 

 

LEXO MË SHUMË