• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

07/06/2010

FIVE SMUGGLING CASES HAVE BEEN PREVENTED

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

ZBULOHET ALKOOL PA BANDEROLA

ZBULOHET ALKOOL PA BANDEROLA

 

Prishtinë 8 Qershor 2010 –  Dogana e Kosovës është duke ndërmarre aksione të vazhdueshëm për kontrollin e tregut dhe konfiskimin e mallrave të dyshimta. Gjatë dy ditëve të fundit kemi ndërmarrë kontrollë në disa lokacione të ndryshme, për verifikimin e  banderolave në pijet alkoolike dhe cigare. Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës dhe Gjakovës, ku në ketë aksion njësitë e Doganës  kanë zbuluar sasi të pijeve alkoolike të llojeve të ndryshme, po ashtu edhe një sasi e cigareve.

Mallrat e zbuluara si pijet alkoolike gjithashtu edhe cigaret kryesisht ishin pa banderola, apo me banderola të vendeve fqinje por ka edhe prej atyre që dyshohen të jenë të falsifikuara, që nuk u dihej prejardhja.

Sasia:

  • Alkool mbi 13,930 cope paketimesh te ndryshme,

E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar sipas Kodit të Doganës dhe akcizave, kurse hetimet mbi falsifikimin e banderolave dhe prodhimin e këtyre pijeve gjegjësisht mallrave të kontrabanduara janë duke vazhduar. Aksioni i tille është duke u zhvilluar në tërë territorin e Kosovës. Dogana e Kosovës i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola sepse përveç që shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosoves gjithashtu janë të prodhuara ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar.

LEXO MË SHUMË
PARANDALOHEN PESË RASTE KONTRABANDIMI

PARANDALOHEN PESË RASTE KONTRABANDIMI

Mitrovicë 06 Qershor 2010 – Njësitet e Doganës së Kosovës gjatë ditës së djeshme (06/06/2010) kanë parandaluar disa raste të kontrabandës me naftë, cigare dhe një rast me armë.

Në regjionin e Mitrovicës njësitet e Doganës gjatë të dielës (06/06/10) kanë parandaluar dhe njëkohësisht kanë konfiskuar mbi 1100 litra naftë e cila tentonte të futej nga veriu. Dogana ka zbuluar dhe parandaluar katër rastet të kontrabandës, respektivisht tentimet për të futur naftë ilegalisht prej pjesës veriore. Kundër të involvuarve (shtetas Kosovar, Malit të zi dhe Serbisë) ka filluar procedura kundërvajtjes doganore konform Kodit Doganore dhe të Akcizave kurse mallrat e kontrabanduara (nafta) menjëherë i janë  nënshtruar konfiskimit.

Në regjionin e Gjilani një shtetas Kosovar ka tentuar të kontrabandojë mbi 50 boksa cigare kanë të cilat I transportonte në veturën private, Dogana e Kosovës ka arritur të parandalonte si dhe të konfiskonte mallrat kontrabandë. Kundër personit ka filluar procedura e kundërvajtjes doganore sipas Kodit Doganës dhe të Akcizës.  

Në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës gjatë kontrollës së udhëtarëve në arritje oficerët doganor kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 100 Fishekë, pasi që importi I armëve është I ndaluar, ky rast I është dorëzuar Policisë se Kosovës për procedurat tjera.  

LEXO MË SHUMË