• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

22/10/2010

CONFERENCE ON VALUATION FOR BUSINESS COMMUNITY

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

KONFERENCË MBI VLERESIMIN PËR KOMUNITETIN TREGTAR

KONFERENCË MBI VLERESIMIN PËR KOMUNITETIN TREGTAR

Sistemet e vlerësimit të mallrave në Dogana kanë qenë temë e marrëveshjeve ndërkombëtare sepse ato mund të krijojnë barriera sa i përket tregtisë. Dogana e Kosovës (DK) është duke  ndërmarrë një program të fuqizimit të qeverisjes në administratën e Doganave dhe rritjen e nivelit të pajtimit vullnetar të tregtarëve duke përmirësuar efikasitetin, kompetencat dhe përgjegjësinë e DK-së.

Prishtinë 22 tetor.- EU-CTA (projekt i komisionit evropian) dhe Dogana e Kosovës, kanë organizuar organizojnë  “Konferencën mbi Vlerësimin” për Komunitetin Tregtar të Kosovës. Qëllimi kryesor i kësaj Konference të Vlerësimit është, ngritja e te hyrave buxhetore të shtetit, duke paraqite vlerat reale te mallrave ne import përmirësimi i DK-së dhe Komunitetit Tregtar në të kuptuarit e sistemit të GATT-së mbi Vlerësimin e Doganave, OBT Marrëveshja mbi Vlerësimin e Doganave (MVD) dhe metodat e përdorura për të përcaktuar në mënyrë të drejtë, të rregullt, neutrale, të besueshme dhe transparente vlerën e mallrave (të importuara) në Doganë.

Hapjen e Konferencës e bëri ministri i Ekonomisë dhe financave z. Ahmet Shala duke theksuar se “bashkëpunimi ndërmjet biznesit dhe institucioneve qeveritare duhet të rritet edhe me tej, ministri theksoj se ka probleme në vlerësimin e mallrave si ne import ashtu edhe ne eksport, por kjo konferencë  dhe objektivavat e saj i shërbejnë qëllimit të përmirësimit të vlerësimit”

Gjatë kësaj konference u diskutuan edhe mundësit për të identifikuar dhe kuptuar vështirësitë e Komunitetit Tregtar, u njoftua biznesi me standardet momentale dhe udhëzimet Doganore të  Organizatës Botërore të Doganave, gjithashtu obligimet e Komunitetit Tregtar përkundrejt rëndësisë së Ekonomisë Nacionale si dhe u dhanë sqarime dhe demonstrimi se si shfrytëzimi i duhur i Vlerësimit të Doganës do të ketë përfitime për Komunitetin Tregtar të Kosovës;

Përvoja e fituar dhe pikëpamjet e shkëmbyera nga Konferenca do të përdoren për të shfrytëzuar procedura të qarta për stafin Operativ të Doganës në Kosovë  dhe do të çojnë në rrjedhje konstante të komunikimit në mes të Komunitetit Tregtar dhe Doganave në rritjen e stimuluesit ekonomik në ekonominë e Kosovës. 

LEXO MË SHUMË