• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

22/10/2010

15 CASES OF ATTEMPTED SMUGGLING HAVE BEEN PREVENTE

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

PARANDALOHEN 15 RASTE TENTIM KONTRABANDIME

PARANDALOHEN 15 RASTE TENTIM KONTRABANDIME

Prishtinë 22 tetor  2010- Gjatë javës së fundit Dogana e Kosoves parandalon rreth 15 raste në tentim kontrabandimi me mallra të ndryshme në gjithë teritorin e vendit.

Për dallim prej javëve të mëhershme vërehet një rënje e madhe e rasteve të tentim kontrabandimit, e sidomos në rajonin e Mitrovicës ku kontrabandistët po e shfrytëzojnë pamundësinë e vendosjes së rendit në këto pika, zvoglimi I rasteve I atribohet kontrollave te shtuara dhe ndëshkimeve të aplikuara kundër kontrabandistëve.

Gjatë periudhës 16-22 tetor Dogana ka regjistruar rreth 15 raste të parandalimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara . Ndër më të qarkulluarat në këtë veprimtari ishte ajo me derivate të naftës, ku gjatë kësaj periudhe u konfiskuan rreth 1200 litra derivate të naftës. E gjithë kjo sasi është zbuluar në rajonin e Mitrovicës, gjithashtu në këtë rajon Oficerët Doganore zbuluan sasi të vogel të cigareve pa banderola, e po ashtu edhe pije alkoolike të ndryshme rreth 60 litra.

Edhe nëpër vendkalimet e tjera kufitare Dogana zbuloi disa raste në tentim kontrabandimi kryesisht tekstil – veshmbathje, që shenojnë vlera më të ulta.

Rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra janë dorzuar sektorit për kundërvajtje doganore, ndërsa ndaj të dyshuarve janë inicuar procedura per kontrabandim me mallra. Dogana  e Kosovës është e përkushtuar që të vazhdojë me zbatimin e planit operativ kundër kontrabandës.

LEXO MË SHUMË