• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

10/06/2011

Lojërat e Fatit

Qeveria e Republikës se Kosovës ka nxjerr vendimin nr.03/13 date 29.04.2011 (i cili zbatohet nga data 30.05.2011) për caktimin e normës se akcizës ne Lojëra te Fatit , për zbatimin e këtij vendimi obligohet Dogana e Kosovës.

Dogana e Kosovës informon subjektet qe mirën me këtë veprimtari se janë te obliguar qe ti përmbahen vendimit 03/13 date 29.04.2011:

  • Pagesa duhet te kryhet jo me vone se ne ditën e 10 (dhjete) te muajit vijues për periudhën paraprake , ashtu siç janë cekur normat e pagesës ne Vendimin e Qeveris nr.03/13 date 29.04.2011, duke pasur parasysh se zbatimi i këtij vendimi fillon nga 30.05.2011 pagesa e pare duhet te kryhet me se largu me date 10.07.2011
  • Pagesa mund te kryhet ne Bankat Komerciale qe zhvillojnë aktivitet ne Republikën e Kosovës,
  • Mosrespektimi i këtij vendimi dhe vonesa ne pagesë tërheq sanksione duke u bazuar ne Dispozitat ligjore ne fuqi,
  • Ne Doganën e Kosovës do te lëshohet URDHERPAGESA ne emër te subjektit se bashku me Formuluarin qe specifikon llojin e taksës akcizore qe është kalkuluar dhe qe te dyja do ti dërgohen subjektit me Poste me se largu deri ne ditën e 5 te muajit ne vijim ose te njëjtat mund ti mere përfaqësuesi i subjektit ne zyrën e Doganës ne Prishtine – Pejton,

Informatën e gjeni  ne adresën elektronike www.dogana.rks-gov.net

Vendimi i Qeverise ne PDF

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Me datën 10.06.2011 dogana e Kosovës  ka  shkatërruar 9133 njësi,veshmbathje te markës tregtare NIKE, ne vlere te përafërte  250 000 euro, për te cilin mall është konstatuar se shkel te drejtën e pronësisë intelektuale. Bazuar në dispozitat ligjore, për masat doganore për mbrojtje te pronësisë intelektuale, në mbikqyrje doganore, malli është shkatërruar pas përfundimit të të  gjitha procedurave.

LEXO MË SHUMË
DOGANA KONFISKON 12 AUTOMJETE

DOGANA KONFISKON 12 AUTOMJETE

Prishtinë, 17 mars 2011 , dje njësitet e Doganës kanë zhvilluar një aksion të gjerë për të siguruar që automjet të cilat ofrohen për shitje i kanë të gjitha taksat e paguara. Në aksionin për kontrollimin e veturave, me qellim te ngritjes se nivelit te mbikëqyrjes doganore njësitë anti kontrabande te Doganës se Kosoves kane ushtruar kontroll intensive te veturave te pa-zhdoganuara dhe te atyre që dyshohen si të falsifikuara.
Gjate këtij operacioni është ushtruar kontroll tri lokacione në aksin rrugor Fushë Kosovës – Pejë sipas planit në operativ, me ç’rast është hasur në automjete të pa-zhdoganuara, të cilat ishin ekspozuar për shitje.
Vetëm ne ketë rajon janë konfiskuar gjithsej 12 vetura të markave të ndryshme si:

  • Volkswagen pick up
  • Opel Astra
  • VW passat
  • Golf, etj

Vlera e tërësishme e tyre është mbi 20.000 euro.
Automjetet ne fjale janë konfiskuar dhe rastet I janë dorëzuar Komisionit për Kundërvajtje Doganore për procedure te mëtutjeshme. Dogana e Kosovës apelon të të gjithë qytetarët që në rast se hasin automjete të pa-zhdoganuara të thërrasin në numrin 038 500 095. Ky aksion ka filluar nga data 15 mars, dhe do ta përfshij tere territorin e Kosovës.

LEXO MË SHUMË