• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

27/06/2011

Shkatërrimi i mallrave

Gjate muajve Mars  dhe Prill dogana e Kosovës  ka  shkatërruar 360 njësi,veshmbathje te markave tregtare  NIKE,GANT, TIMBERLAND ne vlere te përafërte  20,000 euro, për te cilin mall është konstatuar se shkel te drejtën e pronësisë intelektuale. Bazuar në dispozitat ligjore, për masat doganore për mbrojtje te pronësisë intelektuale, në mbikqyrje doganore, malli është shkatërruar pas përfundimit të të  gjitha procedurave.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara

Prishtinë 29 qershor 2011 – Shkatërrohen mallrat e konfiskuara pasi është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

 Mallrat që do ti nënshtrohen sot procesit të shkatërrimit kryesisht janë tekstil i markës tregtare TIMBERLAND, TOMMY HILFIGER, LACOSTA, dhe veshmbathje sportive, veshje të brendshme dhe topa sporti të markës tregtare PUMA.

Sasia e mallrave që i nënshtrohen shkatërrimit sot është 1743 njësi dhe vlere përreth 50 000 euro.  Këto mallra kryesisht kanë qen me origjinë nga KINA dhe TURQIA. Mallrat shkatërrohen në mbikëqyrje doganore, ku prezent gjatë shkatërrimit janë edhe përfaqësuesit e bartësit  së drejtës.

 Dogana e Kosovës njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.

LEXO MË SHUMË
Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Gjate muajit Shkurt dogana e Kosovës  ka  shkatërruar 427 njësi,veshmbathje te markave tregtare  GUCCI dhe ABERCROMBIE&FITCH, ne vlere te përafërte  50 000 euro, për te cilin mall është konstatuar se shkel te drejtën e pronësisë intelektuale. Bazuar në dispozitat ligjore, për masat doganore për mbrojtje te pronësisë intelektuale, në mbikqyrje doganore, malli është shkatërruar pas përfundimit të të  gjitha procedurave.

LEXO MË SHUMË