• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

29/06/2011

Shkatërrimi i mallrave

Më datën 29.06.2011, Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e konfiskuara, për te cilat mallra është konstatuar se shkelin te drejtën e pronësisë intelektuale.

Mallrat qe u janë nënshtruar sot procesit te shkatërrimit, kryesisht janë tekstil te markës tregtare TIMBERLAND, ABERCROMBIE AND FITCH, LEVI’S, TOMMY HILFIGER, LACOSTA, dhe veshmbathje sportive, veshje të brendshme për meshkuj dhe topa sporti të markës tregtare PUMA, me origjinë nga Kina dhe Turqia.

Sasia e mallrave të shkatërruara është 1743 njësi dhe vlere përreth 50 000 euro, të cilat janë shtatërruar në mbikqyrje doganore, ku prezent gjatë shkatërrimit ishin edhe përfaqësuesit e bartësit  të së drejtës.

 

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Takimi në mes të drejtorëve të përgjithshëm doganë

Takimi në mes të drejtorëve të përgjithshëm doganë

Prizren 17 qershor 2011 – Sot Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Naim Huruglica me bashkëpunëtor dhe Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Shqipërisë  z. Fatmir Gjymishka  me bashkëpunëtor zhvilluan një takim pune në Prizren. Temat e takimit ishin bashkëpunimin doganor dypalësh, çështjet fiskale, inkurajimin e biznesit, dhe lehtësimin e procedurave doganore.

Gjatë takimit  u diskutua problemet e përbashkëta si dhe përpjekjet e dyanshme për të luftuar kontrabandën. Në pjesën kryesore të takimit u diskutua intensifikimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit  ndërkufitar me qëllim të lehtësimit të qarkullimit tregtar ne mes te dy vendeve si dhe tejkalimi i problemeve praktike. Takimi i karakterizua në frymën e mirëkuptimit dhe u arrit pajtim i dyanshëm rreth temave të diskutuara.

 Pas takimit Drejtori i përgjithshëm z. Huruglica tha: ”Shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë  janë në rritje e sipër prandaj është e nevojshme që dy administratat doganore të rrisin bashkëpunimin për ti ofruar tregtisë një ambient të përshtatshëm biznesi”. 

 

LEXO MË SHUMË
Shkatërrohen mallrat e falsifikuara

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara

Prishtinë 29 qershor 2011 – Shkatërrohen mallrat e konfiskuara pasi është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

 Mallrat që do ti nënshtrohen sot procesit të shkatërrimit kryesisht janë tekstil i markës tregtare TIMBERLAND, TOMMY HILFIGER, LACOSTA, dhe veshmbathje sportive, veshje të brendshme dhe topa sporti të markës tregtare PUMA.

Sasia e mallrave që i nënshtrohen shkatërrimit sot është 1743 njësi dhe vlere përreth 50 000 euro.  Këto mallra kryesisht kanë qen me origjinë nga KINA dhe TURQIA. Mallrat shkatërrohen në mbikëqyrje doganore, ku prezent gjatë shkatërrimit janë edhe përfaqësuesit e bartësit  së drejtës.

 Dogana e Kosovës njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.

LEXO MË SHUMË