Shkatërrohet malli që shkel të drejtën e pronësisë
Me kërkesën e bartësit të së drejtës, sot më datë 27.09.2011, në DD Vërmica, shkatërrohet malli (topa sporti) i markës tregtare “NIKE”, te konfiskuara nga Dogana e Kosovës, për të cilat është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
Sasia e mallit që iu nënshtruar shkatërrimit sot është 600 copë dhe vlere përreth 1500 euro.
Dogana e Kosovës me anë të kësaj komunikate, prapë njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohet biznesi i tyre legal nga konkurrenca e pandershme.