NËNSHKRUHET FAZA E DYTË E PROTOKOLLIT TË BASHKËPUN
Prishtinë 23 – Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Naim Huruglica me bashkëpunëtor zhvilloj një vizitë pune në Doganën e Malit të zi, ku u takua me drejtorin e përgjithshëm të Doganës së malit të Zi z. Vladan Jokoviq me bashkëpunëtor.
Gjatë këtij takimi u nënshkruar edhe protokolli për shkëmbimin e të dhënave në mes të dy institucioneve. Kjo është faza e dytë e këtij protokollit të bashkëpunimit pasi që faza fillestare ishte nënshkruar gjatë vitit të kaluar (4 korrik) . Pra pas përmbylljes me sukses të fazës fillestare tani bashkëpunimi me doganën e malit të zi hyn në një niveli edhe më të lartë.
Të dy drejtorët biseduan dhe u dakorduan për krijim e lehtësirave për biznesin nga të dy anët e kufirit ti ofruar kushte sa më të mira dhe procedura të shpejta dhe të sigurta për eksportuesit dhe importuesit e të dy vendeve.