• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

30/08/2013

NË VËRMICË VËRMICË U MBAJT TAKIMI I DOGANËS KOSOVA

Si rezultat I takimit të përbashkët dy Doganat u pajtuan që të themelojnë grupe punuese të përbëra nga stafi I dy Doganave ashtu që trajtohen procedurat Doganore të cilat do të ndikonin direkt në thjeshtësimin e mëtejmë të procedurave të importi dhe eksportit të mallrave.

Prishtinë 30 Gusht 2013 – Sot në pikën kufitare Vërmicë është mbajtur një takim I përbashkët i dy administratave Doganore të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Ushtruesi I detyrës së drejtorit të përgjithshëm z. Lulzim Rafuna priti sot zëvendës drejtorin e Doganës së Shqipërisë z.Gëzim Demushi me bashkëpunëtor.

Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit mes këtyre dy shteteve, ku si rezultat i këtij bashkëpunimi  vërehet edhe zhvillimi I bizneseve në të dy vendet. Vetëm gjatë këtij gjashtë mujori importi I  Shqipërisë është rritur me 30% kurse edhe eksporti Kosovar në Shqipëri është rritur me 11%.  Temë tjetër ishin  edhe informimi lidhur me implementimin e procedurave te reja nga Dogana e Kosovës.

Sa I përket çështjes së importit përmes terminaleve doganore z. Rafuna tha se “Dogana e Kosovës nuk ka vendosur ndonjë taksë shtesë e cila duhet të paguhet, por se Dogana e Kosovës ka lëvizur nga zhdoganimet në kufi në zhdoganime të brendshme e cila është edhe një praktikë evropiane e cila zbatohet në të gjitha vendet evropiane dhe rajonale e që gjithashtu është kërkesë e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimi (MSA) dhe procesit të liberalizimit të vizave”.

Zt. Demushi tha se edhe pala shqiptare është falënderuese dhe është e gatshme të bashkëpunojë për krijimin e lehtësirave doganore në kuadër të ligjeve respektove.”

 

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Mentor Goga

Mentor Goga

nr. lnedes 06.1.4/1287

LEXO MË SHUMË