• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

19/09/2013

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 13698 cp , të markës tregtar “APPLE”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 4548 euro.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 50 cp , të markës tregtar “MAKITA”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 500 euro.

 

LEXO MË SHUMË
Ministri Beqaj : Dogana kontribues i rëndësishëm e

Ministri Beqaj : Dogana kontribues i rëndësishëm e

Ministri i Financave Besim Beqaj ka thënë sot se Dogana e Kosovës gjatë këtyre viteve ka luajtur  një rol qenësor në grumbullimin e të hyrave për buxhetin e Kosovës dhe përpos rolit të tyre tradicional (në mbledhjen e taksave), Dogana secilën herë e më shumë është përballur dhe i është përgjigjur kërkesave për t’i kontribuar ambientit të sigurisë së vendit dhe mbrojtes së shëndetit të qytetarëve .

“Me rritjen e vazhdueshme të tregtisë dhe transaksioneve tregtare, kërkesave nga institucionet qeveritare dhe komuniteti i biznesit për krijimin e kushteve për tregti të lirë, përkatësisht përshpejtim të procedurave të zhdoganimit ,Dogana iu është përgjigjur duke ngritur dhe përforcuar kapacitetet në fushën e zbatimit të ligjit, me qëllim të lehtësimit të tregtisë legjitime dhe luftimit të krimit dhe kontrabandës, duke ndërtuar sistem adekuat, përforcuar sektorët gjegjës dhe institucionin në tërësi”, tha ministri Beqaj me rastin e hapjes së fillimit të trajnimit për zyrtarët doganor të përkrahur nga Dogana e Mbretërisë së Bashkuar ku mori pjesë edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ian Cliff. 

Me këtë rast ministri Beqaj tha se Dogana e Kosovës ka përfituar në vazhdimësi nga përvojat dhe profesionalizmi i zyrtarëve të Doganës së Britanisë së Madhe dhe është krijuar një përafrim i qasjes se si Dogana e Kosovës ka të organizuar strukturat e saja operative dhe ky trajnim është një kontribut i mirëpritur, pasi që do t’i kontribuoj përmirësimit të mëtejshëm të kapaciteteve të tërësishme të Doganës së Kosovës.

 “Ne jemi mirënjohës për kontributin e dhënë nga Britania e Madhe në të gjitha fushat dhe presim që edhe në të ardhmen të kemi bashkëpunim të frytshëm”, tha  ministri Beqaj.

Ambasadori Cliff theksoi se Dogana e Kosovës është institucion i cili që nga pas-lufta ka gëzuar mbështetje nga Mbretëria e Bashkuar. 

“Ne jemi shumë të gëzuar për marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit që kemi me Doganën e Kosovës dhe me profesionalizmin që ky institucion vazhdon të tregojë – andaj mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e tij të mëtutjeshme. Shpresojmë se edhe trajnimi i sotëm i cili do të mbahet nga zyrtarë të Doganës Britanike, do kontribuojë në rritjen e mëtutjeshme të kapaciteteve dhe do ta ndihmojë këtë institucion të vazhdojë të jap rezultate të mira në punë”, tha Ambasadori Cliff.

LEXO MË SHUMË