• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

27/11/2013

DOGANA KORR SUKSES NE INKASIMIN E TAKSAVE TE LOJER

Prishtinë 27/11/2013. – Sot në drejtorinë e Doganës në Prishtinë, drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna, ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka prezantuar të arriturat e Doganës së Kosovës në mbledhjen  e taksave të akcizës në lojërat e fatit, si dhe ka prezantuar  aktivitetet  e doganës në luftën kundër korrupsionit.

Fillimisht z. Rafuna ka përgëzuar oficeret doganorë në përkushtimin maksimal në punë, njëheri ka prezantuar aktivitetet e përgjithshme të sektorit të lojërave te fatit. Vetëm gjatë periudhës raportuese deri në muajin tetor taksat e inkasuara nga lojërat e fatit kanë arritur në 11.067.924.83€  ku ka një rritje prej 17.34% në krahasim me vitin e kaluar.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe Dogana e Kosovës, me qëllim të luftimit të informalitetit në këtë industri ka konfiskuar 1173 copë aparate, ka mbyllur 44 pika basti, ka asgjësuar 449 copë aparate, si dhe janë penalizuar 37 raste të shkeljeve të ndryshme doganore. Gjithashtu janë iniciuar gjoba administrative në 59 raste,  ku vlera e gjobave të lëshuara është 115.000€, janë revokuar licencat e 10 kompanive. Në këtë industri dogana përveç asaj që ka arritur të rris të hyrat për 17% të nga akciza në lojërat të fatit në tre muajt e fundit ka inkasuar 100%, çka do të thotë që këta 3 muajt e fundit asnje kompani nuk posedon borxhe në Doganën e Kosovës sa i përket akcizës në lojëra të fatit.

Drejtori i përgjithshëm gjithashtu theksojë përpjekjet dhe punën e Doganës në fushën e antikorrupsioni, ku theksojë se është bërë përparim i madh.  Është inkurajues se kohëve të fundit  ka një rritje të besueshmërisë së qytetarëve të Kosovës në punën e Doganes ku gjatë tre muajve të fundit janë mbi 300 raste te thirrjeve ne telefonin qe funksionin 24 orë, gjithashtu shfrytëzojë rastin që  ti ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të  ndihmojë në luftimin e korrupsionin, sepse asnjë oficer Doganor nuk e gëzon të drejtën që ndonjërit prej qytetareve të Kosovës ti kërkojë shpërblim për shërbimet të cilat ka obligim ligjor ti kryejë. Lusim gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të gjitha rastet e dyshimta ti paraqesin dhe ashtu të ndihmojnë që ta zhvillojmë Doganën dhe ta eliminojmë dukurinë e korrupsionit.

Drejtori i përgjithshëm theksojë se Dogana e Kosovës zhvillon aktivitetin e vet kundër korrupsioni përmes njësive të specializuara. Në këtë kontekst dogana obligon që secili oficer doganor të deklarojë të gjithë pasurinë e cila vazhdimisht kontrollohet nga njësit për ndryshimet eventuale, gjithashtu oficerët doganor janë të obliguar që të deklarojnë konfliktit të interesit (për herë të parë në Kosovë është zbatuar kjo praktikë) ashtu që menaxhmenti të ketë një pasqyrë të qartë se nëse ndonjë oficerë ka konflikt potencial interesi dhe përmes inspektimeve të vazhdueshme në terren vërtetohen të dhënat e prezantuara si dhe puna e oficerëve doganor.  Dogana ka ndërmarrë masa kundrejt 38 oficerëve doganor për shkelje të ndryshme si dhe të gjitha rastet janë duke u trajtuar. Në fund të konferencës z. Rafuna Bëri një apel tek të gjithë importuesve që të na ndihmojnë që të luftojmë kontrabandën dhe evazionin fiskal dhe nepermjet komunikimeve te ndryshme që I kemi te na informojnë për çdo dukuri për të cilën ata e vërejnë që është e dëmshme për biznesin e tyre dhe është e dëmshme për buxhetin e shtetit. 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

DOGANA PARANDALON DISA RASTE NË TENTIM KONTRABANDI

DOGANA PARANDALON DISA RASTE NË TENTIM KONTRABANDI

Prishtinë 29 Nëntor 2013 – Dogana e Kosovës ka parandaluar disa raste të tentim kontrabandimit me mallra të ndryshme. Oficerët Doganor gjatë patrullimit në rajonin e Mitrovicës kanë vërejtur një automjet të dyshimtë, vozitësi i të cilit tentoi t’i shmangej kontrollit Doganor. Pas disa kilometrave përcjellje Oficerët Doganor kanë arritur ta ndalin automjetin në fjalë, dha menjëherë kane filluar me kontroll. Gjatë kontrollit të automjetit Oficerët kanë hasur në sasi të konsiderueshme të alkoolit dhe të qumështit. Ndaj palës është shqiptuar gjobë administrative, si dhe malli i zbuluar menjëherë është konfiskuar.

Një rast tjetër është zbuluar në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë në fshatin Nadakovc. Oficerët Doganor kishin vërejtur një
automjet-furgon tek i cili kishin dyshime të posedonte mallra të kontrabanduara. Vozitësi i furgonit ka tentuar të ikte përmes disa rrugëve dytësore, mirëpo Oficerët Doganor kanë arritur ta ndalojnë, dhe pas kontrollit të furgonit kanë hasur në mallra të kontrabanduara. Sasia e mallrave të zbuluara ishte rreth 2 500 copë kanaqe me pije të gazuara të llojeve Coca Cola, Fanta Sprite, si dhe 720 copë pije energjike red bull. Sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar, si dhe  lënda e palës është dërguar në sektorin për kundërvajtje doganore për procedurë të mëtutjeshme.

Në pikë kalimin Kufitar Hani i Elezit gjithashtu është zbuluar një rast tjetër, duke tetntuar të fsheh mallin për t’iu shmangur taksave Doganore. Pas ndaljes për kontroll autobusi i linjës Shkup – Prishtinë, pas kontrollit të bagazhit udhëtarët janë përgjigjur që nuk posedojnë asgjë për të deklaruar. Gjatë kontrollit detal nën ulësen e njërës udhëtare janë zbuluar sasi e konsiderueshme e produkteve dietale herbaLife. Me këtë rast personi në fjalë ka shkelur dispozitat ligjore të Kodit Doganore dhe të Akcizave, ndaj të cilës është iniciuar  kundërvajtje Doganore, gjithashtu edhe malli i zbuluar është konfiskuar. Vlera totale e mallrave të konfiskuara në këto tri raste kap shumën rreth 3000 €

LEXO MË SHUMË
DEKLARIM I RREJSHËM I MALLRAVE NË PODUJEVË

DEKLARIM I RREJSHËM I MALLRAVE NË PODUJEVË

Prishtinë 21 nëntor 2013, Dogana e Kosovës zbulon  një rast me derivate të naftës,  në tentim mashtrimi me qëllim të shmangies së taksave doganore përmes ndryshimit të Kodit tarifor.

Një kompani (importues) Kosovare ka paraqitur në Degën Doganore Podujevë për zhdoganim derivatet e naftës  duke e deklaruar si lëndë djegëse mazut në sasi rreth 25 mije litra.

Oficerët Doganor pas pranimit të deklaratës kanë vërejtur se përmbajtja e sulfurit  është 1.34%, gjë e cila ka ngritur edhe
dyshime se përmbajtja e deklaruar (mazut) nuk përputhet me gjendjen faktike të mallrave në autobotë.

Për këtë arsye kjo maunë është ndalur në terminalin e Podujevës ku dhe  janë marr mostrat  të cilat janë dërguar në laboratorin Doganor, dhe pas analizave të bëra është vërtetuar se malli i deklaruar si mazut, në fakt klasifikohet në kod tjetër tarifor që duhet ti nënshtrohet taksës së akcizës. Prandaj kompania në fjalë ka tentuar ti shmanget pagesës së taksës së akcizës me vlerë mbi 10mije euro.

Në bazë të Kodit Doganor të Kosovës, neni  276 kjo kompani ka bërë kundërvajtje Doganore duke tentuar ti shmanget taksave Doganore.

LEXO MË SHUMË