• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

19/11/2014

Parandalohet kontrabanda në veri

Jarinje 10 Nëntor 2014 – Oficerët e Doganës së Kosovës gjatë orëve të vona të mbrëmjes mes 8 dhe 9 nëntor kanë arritur të parandalojnë futjen ilegale të një sasie të duhanit. Oficerët doganor gjatë kontrollimit të një autobusi i cili ishte i mbushur me udhëtar kanë arritur të gjeni sasi të konsiderueshme të cigare të cilat ishim fshehur në pjesët e ndryshme të autobusit.

Sasia e kapur e duhanit ishte afërt 30.000 copë. Kurse llojet e duhanit ishin Marlboro, Parlament, Chesterfield, Montecarlo etj.   Tërë sasia është konfiskuar si dhe është shqiptuar gjoba për drejtuesi e autobusit.

Dogana do të vazhdoj me kontrolle të shpeshtuara ashtu që të sigurohet se taksat importuese janë të paguara për të gjitha mallrat të cilat tregtohen në Republikën e Kosovës, prandaj ftojmë qytetarët që të përkrahim Doganën e Kosovës përmes informatave për korrupsion dhe kontrabandë përmes 0800 50 095.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Beqaj vlerëson lartë performancën e Doganës së Kosovës

Beqaj vlerëson lartë performancën e Doganës së Kosovës

Ministri i Financave Besim Beqaj e ka vlerësuar sot lartë performancn e Doganës së Kosovës, dhe i ka inkurajuar  ata që të vazhdojnë me përpikëri që t’i realizojnë obligimet e tyre ligjore.
Gjatë vizitës që i bëri Doganës së Kosovës, në ndërtesën e re ku më parë ishte Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministri Beqaj ka theksuar se  që nga themelimi i Doganës së Kosovës  ka pasur zhvillim shumë të rëndësishëm si në fushën e mbledhjes së detyrimeve doganore për buxhet të shtetit, po ashtu edhe në fushën e sundimit të ligjit dhe aftësimin e oficerëve doganor që me sukses t’i realizojnë obligimet e veta ligjore.

Deri më ditën e sotme Doganat kanë inkasuar 757 milionë euro, përkundër faktit se qarkullimi është më i vogël për 6 për qind. Krahasuar me vitin e kaluar të hyrat janë më të larta 4.42 për qind, apo 24 milionë euro.

Me këta rast Ministri Beqaj ka thënë se është investuar shumë në stafin e Doganës për ta pasur një administratë doganore të gatshme për tu përballur me çdo sfidë, me të cilën hasen për t’i realizuar objektivat e veta. 
Ministri Beqaj ka theksuar se reforma domethënëse në Doganë ka  për qëllim rritjen e  cilësisë së shërbimeve në raport me bizneset dhe të punësuarit janë  duke dhënë rezultate të rëndësishme konkrete.
Luftimi i ekonomisë joformale është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Financave, respektivisht Qeverisë së Republikës së Kosovës tha Ministri Beqaj dhe shtoi se duke u mbështetur në dokumentet strategjike të Qeverisë për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare, në hartimin e të cilave ishin të inkuadruar edhe përfaqësuesit e biznesit, shoqërisë civile dhe institucionet relevante shtetërore, synohet një rritje e qëndrueshme ekonomike ku sektori privat ka rolin udhëheqës në ekonomi. Në këtë drejtim rol të pazëvendësueshëm ka edhe Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Me këtë rast Ministri Beqaj theksoi se është duke u përgatitur një nismë e re – krijimi i ekipeve të specializuara doganore dhe tatimore të cilat do të merret me parandalimin e kontrabandës jashtë pikave doganore.

Kjo do të jetë  një lloj  policie doganore, e cila do të ketë synimin jo vetëm të kontrollimit të pikave kufitare por edhe kontrollimin dhe eliminimin e kontrabandimit jashtë pikave kufitare. Do të jenë fillimisht afër 60 zyrtarë, 30 prej tyre do të jenë zyrtarë doganorë, ndërsa 30 prej tyre do të jenë zyrtarë nga Administrata Tatimore. Ata  do të jenë mobil për të luftuar qarkullimin e mallrave të kontrabanduara jashtë pikave kufitare.

LEXO MË SHUMË
Kapen 200.000 euro barna kontrabandë

Kapen 200.000 euro barna kontrabandë

Pejë 30 Gusht 2014 – njësit e Doganës së Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë realizuar një aksion për bastisjen e një lokacioni në qytetin e Pejës.  Pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative lidhur me një sasi të konsiderueshme të barnave të cilat besohet se ishin kontrabanduara njësit e doganës kanë arritur të  gjenin dhe konfiskonin barna të kontrabanduara me vlerë mbi 200.000 euro.

Një kompani e cila  kishte selinë në ish depon farmaceutike të Spitalit Regjional të Pejës ishte e dyshuar për kontrabandë. Gjatë aksionit të përbashkët me Policinë e Kosovës,  është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave (836 emërtime apo lloje të ndryshme) me vlerë të përafërt mbi 200.000 euro. Gjatë bastisjes janë  hasur në dy bunkerë (hapësirë e kamufluar) brenda depos ku në njërin nuk është gjetur asgjë, ndërsa në bunkerin e dytë kemi hasur sasi të konsiderueshme të barnave të kontrabanduara. Llojet e barnave janë nga më të ndryshme kryesisht prodhime greke. Gjithashtu njësit e Doganës kanë hasur në një armë të tipit AK 47-Kallashnikov me 23 fishekë kalibri 7.62×39 mm. Gjatë bastisjes njësit e doganës u asistuan edhe nga Policia e Kosovës. 

Dogana ka iniciuar hetimet lidhur me formën e kontrabadimit të këtyre barnave dhe njëkohësisht fton qytetarët që të na ofrojnë informata ashtu që të ndihmojnë në luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit përmes numrave pa pagesë në 0800 50 095.

LEXO MË SHUMË