• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

19/11/2014

Dogana e Kosovës vazhdon me trendin rekord në mbledhjen e të hyrave

Prishtinë 28 tetor 2014 – Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancën e mirë në grumbullimin e të hyrave, raporti i fundit financiar tregon qartazi për tejkalimin e nivelit rekord në mbledhjen e të hyrave pasi deri më sot kemi mbledhur 702.6 milion euro.

Nga janari 2014 e deri më sot dogana ka kaluar shifrën prej 700 milion euro të mbledhura. Krahasimi i të hyrave të këtij viti me vitin paraprak tregon rritje prej afër 30 milion euro, pasi që vitin e kaluar (2013) Dogana kishte mbledhur në këtë periudhë 673 milion euro.

Dogana e Kosovës atribuon performancën më të mirë tek disa faktor kyç siç janë, reforma e suksesshme e administratës doganore, rritja e vetëdijes nga bizneset, rritja e disiplinës dhe masave anti-korrupsion, si dhe asistenca e ofruar nga qytetarët në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit. Dogana pret që deri në fund të këtij viti të arrijë mbi 900 milion euro të hyra që paraqesin shifrën në të lart të mbledhur ndonjëherë që nga themelimi i doganës.  Gjithashtu kërkojmë nga qytetarët që të na ndihmojnë në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit përmes thirrjeve pa pagesë në 0800 50 095.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapet alkool i kontrabanduar

Kapet alkool i kontrabanduar

Ferizaj 20 Nëntor 2014 – Oficerët e Doganës së Kosovës kanë arritur të gjejnë mallra të kontrabanduara në qytetin e Shtërpcës.
Pas marrjes së një informate anonime e cila është dhënë përmes një thirrjes në 0800 50 095 ku një qytetar ka shprehur dyshimet për mallra të kontrabanduara oficerët doganor kanë dal në vendim e ngjarjes dhe kanë ndalur për kontroll automjetin e dyshimtë. Automjeti i tipit Opel, ngjyrë e gjelbër me targa të republikës së Kosovës barte mallra të kontrabanduara si dhe pas verifikimit automjeti në fjalë gjithashtu nuk ishte I doganuar dhe mbante targa të automjetit tjetër pra kishte regjistrim të falsifikuar. Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar dhe është iniciuar procesi për kundërvajtje ndaj vozitësit.

Meqenëse automjeti në fjalë është ndaluar pranë një dyqani në qytezën e Shtërpcës oficerët doganor menjëherë kanë ushtruar edhe kontroll në këtë kompani. Gjatë realizimit të kontrollës në lokalet e kompanisë nuk janë gjetur mallra të pa zhdoganuara. Megjithatë pas realizimit të kontrollës brenda, oficerët kanë arritur të gjejnë hyrjen për bodrum e cila ishte e bllokuar. Pas kontrollit të bodrumit kemi hasur në mall I cili ishte kontrabanduar respektivisht mbi 300 litra pije të ndryshme alkoholike të cilat kishin arritur të kontrabandohen. Dogana ka konfiskuar të gjithë sasinë si dhe ka iniciuar procesin kundërvajtës për të dyshuarit. Gjithashtu kanë filluar edhe hetime lidhur me mënyrën e kontrabandimit të këtyre mallrave.

Dogana falënderon publikisht thirrësin anonim i cili dha informatën për këtë rast, gjithashtu fton qytetarët që të përkrahim Doganën e Kosovës përmes informatave për korrupsion dhe kontrabandë përmes 0800 50 095.

LEXO MË SHUMË
Suspendohen 2 oficerë doganor

Suspendohen 2 oficerë doganor

Drejtori i përgjithshëm i Doganës se Kosovës sot ka suspenduar dy (2) oficerët doganor pas dyshimeve që të njëjtit kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, me rastin e importit të mallrave përmes pikë kalimin kufitar të Jarinjes. 

Deri tek ky rast erdhi pas ndalimit të një maune dhe ri-kontrollimit të saj në drejtorin regjionale të Mitrovicës me ç’rast është konstatuar se vlera e mallit të padeklaruar kap shifrën e përafërt prej 45.000 Euro.

Oficerët dyshohet se nuk kanë përmbushur detyrat zyrtare respektivisht nuk kanë kryer shikimi adekuat të ngarkesës që është bie ndesh me procedurat doganore dhe si rrjedhojë kanë mundësuar që një sasi e mallrave e padeklaruar të futen në territorin e Kosovës pa iu nënshtruar pagesës së detyrimeve importuese doganore. Ndaj dy oficerëve doganor të suspenduar kanë filluar procedurat penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare ku hetimet janë duke u udhëhequr nga njësit hetimore të doganës nën mbikëqyrjen e prokurorisë themelore të Mitrovicës.

Përveç suspendimit të oficerëve dogana ka konfiskuar maunën dhe mallrat e padeklaruara si dhe ka iniciuar procedimin penal në ndaj kompanisë e cila ka tentuar të fus ilegalisht këto mallra.

Ky rast tregon edhe një herë përkushtimin e menaxhmentit të Doganës së Kosovës për të luftuar dukuritë negative, deri tani që nga fillimi i vitit janë suspenduar 14 oficerë doganor. Ftojmë qytetarët që të ndihmojnë në luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit duke thirrur në telefonat pa pagesë 0800 50 095.

LEXO MË SHUMË