• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

19/12/2014

Aksionet e njësive të Doganës dhe mbledhja e taksave

 

Prishtinë 18 dhjetor 2014 Njësit e Doganës së Kosovës gjatë javës të fundit kanë arritur të konfiskojnë sasi të konsiderueshme të aparateve për lojëra të fatit të cilat operonin në tregun Kosovar pa licence adekuate dhe në formë ilegale.

Më saktësisht Dogana ka konfiskuar 98 aparate të lojërave të fatit dhe tri ruletë. Konfiskimi I pajisjeve ka ndodhë për shkak se subjekti  ka dështuar në kryerjen e pagesë së akcizës  sipas normave të caktuar me vendimin e  qeverisë.

Ndërsa aparatet e tjerë të cilët janë konfiskuar gjatë aksioneve të ndryshme në periudhën 2011-2014 i janë nënshtruar procesit të asgjësimit meqenëse janë  plotësuar të gjitha kushtet ligjore për asgjësim. Numri total prej 1282 copë i është nënshtruar asgjësimit.  Asgjësimi i fundit ka ndodhur në muajin prill 2014 ku janë asgjësuar mbi 300 aparate, ndërsa ketë herë numri i tyre ishte më i madh.

Në aspektin e mbledhjes së taksës së akcizës trendët aktuale tregojnë qartë viti fiskal do të përmbyllet me rritje në krahasim me vitin e kaluar, gjithmonë fal përkushtimit të oficerëve doganor në mbledhjen e saktë dhe luftimin e kontrabandës. Vetëm nga akciza në lojëra fati gjatë kësaj periudhe janë grumbulluar afërt 12 milion euro. Në përgjithësi të hyrat e mbledhura nga Dogana e Kosovës deri në fund të vitit do të jenë të hyrat rekord që nga themelimi i Doganës. Deri tani dogana ka mbledhur 833 milion euro 4% (35milion euro) më shumë se viti i kaluar.

Dogana fton të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në mbledhje dhe ruajtjen e taksave tona të përbashkëta përmes lajmërimeve në 0800 50 095 lidhur me kontrabandën dhe rastet e korrupsionit.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Suspendohen 3 oficerë doganor

Suspendohen 3 oficerë doganor

Drejtori i përgjithshëm i Doganës se Kosovës sot ka suspenduar 3 oficerë doganor. Pas dyshimeve fillestare se ka ardhur deri tek futja ilegale një sasie të mallrave në pikëkalimin kufitar të Vërmicës njësitet e doganës për standarde dhe inspektim kanë filluar hetimet administrative lidhur me përgjegjësin disiplinore të oficereve doganor. Dyshimet ishin se gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë dështuar të veprojnë konforme rregullave të punës, respektivisht kanë dështuar që të parandalojnë futjen në mënyrë ilegale përmes PKK Vermicë të një sasie të mallit pa përmbushur detyrimet importuese, në dobi të një importuesi.

Gjatë fazës hetimore preliminare janë siguruar dëshmi të cilat inkriminojnë oficerët në dështimin për të ushtruar autorizimet e tyre ligjore gjatë kontrollit të mjetit transportues që barte mallra komerciale. Duke marr parasysh rrethana e rastit drejtori i përgjegjshëm suspendoj 3 oficerë.

Ky rast qartazi tregon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të luftuar dukuritë negative, deri tani që nga fillimi i vitit janë suspenduar 17 oficerë doganor.

 

Ftojmë qytetarët që të ndihmojnë në luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit duke thirrur në telefonat pa pagesë 0800 50 095.

LEXO MË SHUMË
Kapet alkool i kontrabanduar

Kapet alkool i kontrabanduar

Ferizaj 20 Nëntor 2014 – Oficerët e Doganës së Kosovës kanë arritur të gjejnë mallra të kontrabanduara në qytetin e Shtërpcës.
Pas marrjes së një informate anonime e cila është dhënë përmes një thirrjes në 0800 50 095 ku një qytetar ka shprehur dyshimet për mallra të kontrabanduara oficerët doganor kanë dal në vendim e ngjarjes dhe kanë ndalur për kontroll automjetin e dyshimtë. Automjeti i tipit Opel, ngjyrë e gjelbër me targa të republikës së Kosovës barte mallra të kontrabanduara si dhe pas verifikimit automjeti në fjalë gjithashtu nuk ishte I doganuar dhe mbante targa të automjetit tjetër pra kishte regjistrim të falsifikuar. Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar dhe është iniciuar procesi për kundërvajtje ndaj vozitësit.

Meqenëse automjeti në fjalë është ndaluar pranë një dyqani në qytezën e Shtërpcës oficerët doganor menjëherë kanë ushtruar edhe kontroll në këtë kompani. Gjatë realizimit të kontrollës në lokalet e kompanisë nuk janë gjetur mallra të pa zhdoganuara. Megjithatë pas realizimit të kontrollës brenda, oficerët kanë arritur të gjejnë hyrjen për bodrum e cila ishte e bllokuar. Pas kontrollit të bodrumit kemi hasur në mall I cili ishte kontrabanduar respektivisht mbi 300 litra pije të ndryshme alkoholike të cilat kishin arritur të kontrabandohen. Dogana ka konfiskuar të gjithë sasinë si dhe ka iniciuar procesin kundërvajtës për të dyshuarit. Gjithashtu kanë filluar edhe hetime lidhur me mënyrën e kontrabandimit të këtyre mallrave.

Dogana falënderon publikisht thirrësin anonim i cili dha informatën për këtë rast, gjithashtu fton qytetarët që të përkrahim Doganën e Kosovës përmes informatave për korrupsion dhe kontrabandë përmes 0800 50 095.

LEXO MË SHUMË