• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

07/10/2015

Shkatërrohen mallra të falsifikuara të markës tregtare “Apple”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 680 cp , të markës tregtar “Apple” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 6800 Euro.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Shkatërrohen mallra të falsifikuara të markave tregtare  “Louis Vuitton”, “Lacoste”, “Hugo Boss”

Shkatërrohen mallra të falsifikuara të markave tregtare “Louis Vuitton”, “Lacoste”, “Hugo Boss”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 43 cp , të markës tregtar “Louis Vuitton”, “Lacoste”, “Hugo Boss” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 714 Euro.

LEXO MË SHUMË
Ambasada e SHBA vazhdon përkrahjen për Doganën e Kosovës përmes trajnimit të radhës

Ambasada e SHBA vazhdon përkrahjen për Doganën e Kosovës përmes trajnimit të radhës

Prishtinë  22 shtator 2015 – Oficerët e Doganë së Kosovës nga sot kanë filluar një trajnim lidhur me vlerësimin dhe klasifikimin doganor të mallrave. Ky trajnim është financuar nga Departamenti Amerikan i tregtisë përmes Programit zhvillimor i ligjit për tregtinë. Ky trajnim gjithashtu është në koordinim me departamentin për sigurinë kombëtare dhe agjencinë   e SHBA-ve për Dogana dhe Ruajte të Kufirit (Dogana Amerikane).  Në hapjen e këtij trajnimi mori pjesë edhe zv. Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovës znj.  Jennifer Bachus, e cila së bashku me drejtorin e përgjithshëm hapën trajnimin.

Me këtë rast zv. Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovës znj.  Jennifer Bachus theksoj se“Jam shumë e gëzuar që arritëm të organizojmë një ngjarje që ngërthen prioritetet e Ambasadorit në fillim të mandatit të tij”

Drejtori i përgjithshëm i Doganës zt. Lulzim Rafuna në hapje tha “Fillimisht falënderoj qeverinë e SHBA-ve për përkrahjen e vazhdueshme për Doganën e Kosovës, me vite me radhë qeveria e SHBA-ve ka ofruar përkrahje dhe asistencë si në pajisje po ashtu edhe në trajnime të specializuara për stafin tonë. Edhe ky trajnim i cili mbahet nga ekspert të fushave të vlerësimit dhe klasifikimit të mallrave e që do të ndikojë në rritjen e performancës së Doganës, rrjedhimisht në më shumë të hyra buxhetore për qytetarët e Kosovës”. 

Ky trajnim do të zgjatë tri (3) ditë dhe ka për qëllim primar ngritjen e kapaciteteve të Doganës së Kosovës me fokus të veçantë në vlerësimin dhe klasifikimin e mallrave.

LEXO MË SHUMË